Home KRYESORE QYTETARET FITUAN, #PLEHRAT NUK KALUAN!

QYTETARET FITUAN, #PLEHRAT NUK KALUAN!

Nga Brizida Gjikondi

SHQIPERIA SOT ESHTE ME E PASTER FALE ATYRE QE #REAGUAN!

Sot eshte seanca e fundit e Kuvendit per kete sezon Parlamentar. Sot mbyllet me sukses edhe beteja jone kunder importit te plehrave ne Shqiperi. Beteje e nisur ne shtator te vitit qe shkoi, kur qeveria shkeli premtimin e saj se Shqiperia kurre me nuk do te kthehej ne kosh plehrash te Europes dhe vendosi te rilejonte importin e plehrave. Ne 1 Tetor disa mijera qytetare dolen ne shesh, te organizuar si kurre me pare jo nga partite politike por nepermjet rrjeteve sociale dhe arriten ti imponoheshin politikes qe ligji te rikthehej ne Parlament nepermjet Presidentit e me pas te mos plotesonte asnjehere numrin 71 te votave per tu shnderruar ne ligj.

Ligji nuk kaloi sepse mijera njerez te mire u angazhuan fizikisht dhe virtualisht qe ta ndalonin.

Kur behemi bashke, pertej partive, fitojme ne, fiton Shqiperia!

Jemi te bindur qe kjo lufte nuk ka perfunduar. Mafia e plehrave e lakmon Shqiperine dhe me siguri serisht do te kete tentativa per te riaktivizuar ligjin. Por te bashkuar do ti ndalim serisht!

Urime! Fale secilit prej nesh qe reagoi, Shqiperia sot eshte nje vend me i paster. KUSH REAGON, FITON!

Share: