Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku tha se, “PD u përpoq të përçante mazhorancën, duke mikluar Ilir Metën dhe LSI-në kundër reformës në drejtësi. Por unë nuk e kam besuar asnjëherë këtë gjë, duke njohur Ilir Metën.
Faktikisht, Meta bëri çdo përpjekje dialog, duke shkuar edhe përtej vijës, që sipas meje dhe partisë sonë, nuk duhej kaluar. Përpjekjet kulmuan me ftesën e tij për Partitë Popullore, që të jenë ata për të tërhequr PD-në drejt një rruge të llogjikshme për zhbllokuar vetingun dhe për të krijuar një vazë garancish për zgjedhjet. Ne pritëm opozitën edhe për të patur konsensus për të zgjedhjen e presidentit. Ndaj dhe dogjëm tre raunde Nuk patëm sukses me këtë përpjekje, edhe pse Partitë Popullore dërguan një figurë të rëndësishme si zoti McAllister”, tha Rama.
“President më konsensual më me PD pa qenë anëtar i PD kuptohet, që të na bëjë ne të votojmë 100% PD nuk ka ku ta gjejë as në tokë as në hënë”, u shpreh Rama.