Home KRYESORE Ruçi tregon garancitë që iu ofruan PD-së

Ruçi tregon garancitë që iu ofruan PD-së

Zgjedhje të lira dhe me standarde. Kjo është garancia që maxhoranca i ka dhënë opozitës në tryezën e negociatave raportohet te kete deklaruar Gramoz Ruci sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ku janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë.

“PD-së i kemi dhënë garanci për zgjedhje me standarde”, mësohet të ketë thënë Ruçi ndërkohë më herët në mbledhje, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kandidatët një proces të pastër zgjedhor dhe pjesëmarrje masive. “Nuk duam vota që nuk janë tonat”, ka thënë Rama. Lidhur me negociatat që po zhvillohen mes maxhorancës dhe opozitës është theksuar se “nuk negociohet data e zgjedhjeve”.

Share: