Një sherr me thika raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes në lagjen “Vullnetari”. Në konflikt janë përfshirë disa persona.Raportohet se ka të plagosur, të cilët janë shoqëruar në spitalin Kirurgjik. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë detaje në vijim.