Home KRYESORE Si e shpjegoi Basha “25 qershorin” para deputetëve

Si e shpjegoi Basha “25 qershorin” para deputetëve

Nuk ka zgjatur shumë mbledhja e Lulzim Bashës me deputetët e PD dje, pasi u arrit marrëveshja me Ramën. Një prej deputetëve të opozitës tha për Lapsi.al se Bashës i mjaftuan 15 minuta që të shpjegonte marrëveshjen para deputetëve. Kreu i PD nuk e pa të arsyeshme të përmendte, përse hyri në zgjedhje me Ramën kryeministër, që ishte edhe kushti kryesor i protestës në çadër.

Pasi marrëveshja iu shpërnda të gjithëve në mbledhje, Basha i njoftoi deputetët se të hënën duhet të jenë në kuvend, ku do të votohen komisionet e vetingut dhe ministrat teknikë të qeverisë.

Në mbledhje ka folur vetëm Lulzim Basha dhe asnjë nga deputetët e tjerë. Në fjalën e tij ai është fokusuar më shumë në vendimin për datën e zgjedhjeve. Basha u ka shpjeguar demokratëve se zgjodhi 25 qershorin si ditën e zgjedhjeve, megjithëse Rama ishte i hapur për ta shtyrë në korrik.

Deputeti i PD shpjegoi për Lapsi.al se Basha synon të marrë vota nga të rinjtë, ndërsa mazhoranca favorizohet nga vota e të punësuarve në administratë. Për këtë arsye Basha ka llogaritur se në muajin korrik, në kulmin e sezonit të pushimeve, është më e vështirë që të rinjtë të marrin pjesë në votime. Nga ana tjetër, PS e ka më të lehtë të “kontrollojë” pjesmëmarrjen e të punësuarve në administratë. Për këtë arsye të dyja palët ranë dakort që zgjedhjet të zhvillohen në 25 qershor./lapsi.al

Share: