Nga Armir Shkurti
Me babin në një dorë në tjetrën tabletin djali 14 vjeç mbërrin në varreza. Sytë i ka gjithë kohës në ekran të tabletit. Kanë shkuar për të parë varrin që sapo ia kanë punuar të ndjerit. Kur mbërrijnë djali bën ca selfie, nis fotot në instagram, pastaj sytë i mbesin tek nja katër vargje që i kanë shkruar me gërma bronxi nën fotografinë.
– O ba! Ky statusi i gjyshit , nona, pz! Vetëm foton e profilit nuk e paska gjë!