Home KRYESORE Strategjia/ Çfarë do të ndodhë ditën e zgjedhjeve në Kavajë?

Strategjia/ Çfarë do të ndodhë ditën e zgjedhjeve në Kavajë?

Kemi hyrë në javën e mobilizimit për protesta masive në vend. Më 7 maj ( e diel) Partia Demokratike do të thërrasë 20 mijë njerëz në sheshin e Kavajës për të protestuar për zgjedhjeve të lira.

Shumë për një qytet të vogël si Kavaja!

Dhe ky shihet edhe çelësi i suksesit për opozitën, e cila ka parashikuar që me protestën e 7 Majit të ftojë qytetarët drejt bojkotit të procesit zgjedhor në këtë qytet.

Sot në mesditë në PD mblidhen aleatët për të vendosur detajet mbi organizimin e protestës. Opinion.al mësoi paraprakisht se protesta është parashikuar të zgjasë përgjatë gjithë ditës.

Nga ana tjetër mësohet se nuk bëhet fjalë për konfrontime, bllokime rrugësh apo akte dhune.

Por çfarë është mosbindja civile e artikuar sëfundi nga lideri i PD?

Burimet thanë se protestuesit reagojnë vetem nëse tentohet të shpërndalet protesta.

Ndërkohë nuk dihet se si do të veprojë policia. Pasi sipas Kodit Zgjedhor, në ditën e zgjedhjeve policia nuk duhet të jetë në qytet, vetëm në rastet kur thirret nga komisionet zgjedhore. PD nuk e ka në plan të jetë e pranishme në qendrat e votimit, apo numërimit, por vetëm në sheshin kryesor të Kavajës.

Në Kavajë zhvillohet zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie pas heqjes së mandatit të Elvis Rroshit. Kandidati i vetëm në listë është Klodian Shehi, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Kavajës. Që prej nëntorit të 2016-ës ai është edhe koordinator i PS-së në Kavajë. /Opinion.al

Share: