Home KRYESORE Tatimi progresiv mbi pagat dhe tatimi mbi dividentin i deklaruar nga ish...

Tatimi progresiv mbi pagat dhe tatimi mbi dividentin i deklaruar nga ish Ministri Ahmetaj

Nga Kasem Seferi

Zoti Ahmetaj, ish – Ministër i Financave dhe ish – Ministër i Ekonomisë (me qasjen për të qenë që në fillim të karierës së tij Ministër i Financave, bazuar në mënyrë të pakundërshtueshme në intervistat e tij në kanlet të ndryshme televizive, ndërkohë që Ministër i Financave ishte Zoti Shkëlqim Cani, që “shkëlqimin“ e nuk arriti ta tregojë), në përpjekje për të treguar se cila do të jetë politika tatimore e PS – së, në qoftë se vjen në pushtet, tha se PS – ja do të vazhdojë tatimin progresiv mbi pagat dhe do të ulë tatimin mbi dividentin në 6 për qind.

POPULIZËM POR JO PËR POPULLIN!

POR PËR OLIGARKËT!

Një ndër këshilltaërt e tij, Zoti Niko Lera, një punonjës shumë i hershëm i administratës tatimore, bashkëkohës zelltar i ish – Ministrit Malaj, kur Zoti Ahmetak pati fatin të mos e mbushte vitin si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve gjatë vitit 1998, e mban mend mirë se përsa i përket tatimit mbi dividentin (pjesë përbërëse e tatimit mbi të ardhurat individuale), përpilohej dhe raportohej një situacion.

Pikërisht, mbi atë situacion, pata bërë një studim dhe pata nxjerrë se kontributi i më të pasurve të Shqipërisë, në kuptimin e të ardhurave individuale, ishte jo vetëm pakicë kundrejt pagave të punëmarrësve të sektorit publik dhe privat sëbashku, por dhe në rënie nga viti në vit.

U tentua nga Zoti Malaj që tatimi mbi dividentin të mbahej direkt, pas tatimit të fitimit dhe vendosjes së pocizioneve financiare të biznesit, sikundër përcaktohet në ligjin (sot) për “Tregtarin dhe Shoqëritë Tregtare (atëhere me emërtim ndryshe), që edhe pse pjesa e fitimit pas shlyerjes së detyrimeve (share) nuk do të ndahej, përqindja e caktuar do të mbahej.

Ky propozim, për ata që mbajnë mend, që duan të jenë ekspertë, që duan të jenë vetvetka në profesion dhe që duan t’i shërbejnë vetvetes dhe qytetarëve, nuk u pranua për arsye se binte ndesh me disa ligje dhe prekte direkt të drejtën private të përcaktuar dhe mbrojtur në Kushtetutën e Shqipërisë.

Më pas, u vendos që pas dorëzimit dhe shqyrtimit të bilancit kontabël të një viti më pareë në datën 31 mars të vitit në vazhdim, në muajin korrik të vitit në vazhdim të dorëzonin një deklaratë ku të shprehen se do ta shpërndajnë ose jo pjesën e fitimit të mbetur nga shlyerja e detyrimeve sikundër përshkrova më lart.

Që nga ajo kohë dhe sot, situacioni, ose dokumenti që tregonte se cili ishte kontributi i punëmarrësve publikë dhe privatë, qiradhënësve, pronarëve, nuk dihet se ku përfundoi (të paktën deri në vitin 2013, kohë ku u shkëputa nga administrata tatimore.

Kur dëgjoj propozime të tilla si ato që deklaroi Zoti Ahmetaj, më hipin mornicat, jo vetëm për paditurinë e këtij politikani të paditur (por që e shet veten me “çmim shumice”), por më kujtohet një koment i të madhit Friedrich August von Hayk, në trajtimin e tij në lidhje me tatimin progresiv, ku citon Tierin “vrasësin e komunarëve të Parisit”, duke vënë në dukje se duhet vrarë ideatori dhe jo zëdhënësi.

6 për aind tatim mbi dividentin!!!

Kujt ia blaton këtë dhuratë PS?!

Një formë tjetër kjo konçensioni e kamufluar, medemek se me këto kursime të kapitalit do të nxitet investimi?

Përrallë më të madhe nuk mund të ketë në këtë glob.

E dëgjofshin ata në Universitetin e Harvardit dhe le të lusim Zotin që nuk kanë pasur “gjeni” të tjerë si ky.

Edhe diçka tjetër. Që nga Aristoteli i lashtë deri te të mëdhenjtë e ditëve të sotme ku do të desha të përmend shumë emra, edhe pse të bindjeve të ndryshme, askush nuk mendon se pa një klasë të mesme mund të ketë zhvillim dhe progress.

Të tatosh pagat e larta me një përqindje progressive, të tatosh pronarët me 6 për qind mbi kapitalin kur punëmarrësin e taton me TVSH, akcizë, tatim mbi pagat, etj, as më pak dhe as më shumë do të thotë të priresh për ta rritur raportin e Agjensisë Kombëtare të Depozitave, ndoshta … që 1 për qind e popullsisë të zotërojë 99, 99 për qind të depozitave.

Durrësi ka qenë i njohur për tregimet humoristike me mjaft domethënie.

Po përpiqem të tregoj një prej tyre me sa më kujtohet:

Pat vdekur një njeri i mire dhe njerëz të afërm, miq e dashamirës u mblodhën ta respektonin natën e fundit. Ndër ta, ishte edhe i mirënjohuri arbiter i futbollit “rahmetliu” Shazivar Gruda.

Një prej të pranishmëve, për t’i dhënë rrugë bisedës së një nate të gjatë tha se i kishte treguar nonbabja (gjyshja) se kishte njëherë aq ftohtë në Durrës sa kishte kërcyer qetja/macja nga dritarja dhe kishte ngrirë në ajër.

Nuk u tha asnjë fjalë.

Më pas “rahmetliu” Shaz pat thënë se kjo nuk ishte ndonjë çudi se njëherë në Durrës ishte bërë një dasëm ku dasmorët kishin pare një baklava me katërqind petë, kur baba i nuses dhe baba i dhëndrit, pasi e kishin gërmuar në formë tuneli i kishin dhënë dorën njërit tjetrit duke uruar: “Të na trashëgohen!”.

Një burrë i urtë aty pranë e kishte këshilluar “rahmetliun” Shazivar Gruda: “O Shaz, për atë Zot, uli ato petë!”.

Dhe “rahmetliu” Shazivar Gruda i ishte përgjigjur: “Pa fyt ky miku qeten mren(d)a, nuk i ul Shazi petët.”.

Kush do t’ia ulë petët propozimeve të PS – së?!

Të presim, të shohim dhe … të mendojmë, ndoshta, ndryshe.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: