Home KRYESORE Trump u bën thirrje myslimanëve të luftojnë kundër terrorizmit

Trump u bën thirrje myslimanëve të luftojnë kundër terrorizmit

Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje sot vendeve myslimane të luftojnë me vendosmëri kundër ekstremizmit islamik, duke e konsideruar luftën kundër terrorizmit si një betejë mes të mirës dhe të keqes

Në një fjalim të shumëpritur të mbajtur në Riad përpara përfaqësuesve të rreth 50 vendeve myslimane, Trump kritikoi ashpër Iranin, i akuzuar se mbështet terrorizmin, për kënaqësinë e monarkive sunite të Gjirit Persik, ndër të cilat Arabia Saudite, të cilat i druhen influencës së rivalit të tyre të madh shiit.

Duke u shprehur se transmetonte një mesazh miqësie, shprese dhe dashurie të popullit amerikan, ai theksoi simbolikën e udhëtimit të tij të parë jashtë venditi si president, në zemër të botës myslimane.

Në një contrast të dukshëm me retorikën e fushatës gjatë të cilës ai ishte shprehur se islami na urren, manjati i pasurive të patundshme këmbënguli fort në faktin se kjo nuk është një betejë mes feve.

“Kjo është një betejë mes kriminelëve barbarë që kërkojnë të zhdukin jetën njerëzore dhe njerëzve të mirë të të gjitha feve të cilët përpiqen ta mbrojnë atë”, deklaroi ai.

“Eshtë një betejë mes të mirës dhe të keqes”, shtoi presidenti amerikan, i cili është akuzuar se ushqen islamofobinë dhe se, në fillim të fushatës së tij, kishte propozuar që myslimanëve të mos u lehohej hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, vendi i të cilit lufton pa nderprerje që prej vitit 2014 kundër grupit xhihadist Shteti islamik në Siri dhe në Irak, ngulmoi në nevojën që shtetet e Lindjes së Mesme dhe të Gjirit Persik të luajnë një rol më aktiv në luftën kundër terrorizmit.

Ai u bëri thirrje liderëve myslimanë të përballojnë krizën e “ekstremizmit islamik”, shprehje dukshëm e ndryshme nga ajo e “terrorizmit islamik radikal”, që ai kishte përdorur gjerësisht deri tani, por që kishte shkaktuar acarim në botën myslimane.

“Liderët fetarë duhet ta thonë shumë qartë. Nëse zgjidhni rrugën e terrozmit, jeta juaj do të jetë e zbrazët, do të jetë e shkurtër”, tha prerë ai.

Duke u kërkuar udhëheqësve myslimanë të mos u japin asnjë strehim terroristëve, dhe t’i dëbojnë nga komunitetet dhe nga vendet e tyre të kultit, ai tha: “Kjo është një zgjedhje që Amerika nuk mund ta bëjë pa ju”.

Duke theksuar se pak kombe ishin kursyer nga terrorizmi, ai përmendi mizoritë e 11 shtatorit, por edhe të gjitha viktimat në Evropë, Afrikë apo Azi. Por, ai u bëri thirrje gjithashtu të mos harrojnë se “95%” e viktimave janë myslimanë.

Share: