Home KRYESORE U dënua për shpifje, reagon Paloka

U dënua për shpifje, reagon Paloka

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për ta dënuar për shpifje ndaj Saimir Tahirit. Ky i fundit do të marrë 500 mijë lekë të reja nga Paloka si dëmshpërblim pas vendimit të gjykatës.

“Ne nje kohe qe gjithe opinioni publik shqiptar dhe nderkombetar tregojne me gisht qeverine Rama dhe drejt per drejt Sajmir Tahirin si autor te kanabizimit te Shqiperise dhe lidhjeve me krimin.

Kur dhe Fatmir Xhafa si ministri qe zevendesoi Tahirin, e drejtoi gishtin tek Sajmir Tahiri. Gjykata e Larte e vene nen presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla. Kjo eshte arsyeja pse ne nuk lejojme e nuk do te lejojme qe drejtesia te mbetet ne duart e Rames dhe kujtdo pushtetari tjeter.

Shkeputja e lidhjeve te qeverise me krimin ,jane nje nga arsyet madhore pse ne protestuam dhe realizuam qeverine teknike. Fitorja e PD ne 25 qershor do te jete mbyllja e historise se republikes se vjeter dhe fillimi i asaj qe pret cdo shqiptar: Republika e re” – thote edi Paloka

Share: