Lënia jashtë listës se zgjedhjeve të disa prej figurave historike të Partisë Demokratike, solli shumë reagime. Majlinda Bregu duket se u ndëshkua nga kryetari i opozitës, pasi foli kundër tij, në kohën e çadrës.
Por, edhe Bregu nuk do ta lërë me kaq. Para disa ditësh ajo u pa në një restorant me figura të tjera të braktisura nga Basha. Tashmë, ata kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD-së.
Ndërkohë sot, ambasadorja e BE ne Tirane Romana Vlahutin ka vendosur ta kalojë drekën e të martës me Bregun. Dritare.net, mëson se Bregu takoi ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, në restorantin pranë Pazarit të Ri, “Markata e Peshkut.”…