Home KRYESORE Ylli Manjani: Ja pse partitë janë regjistruar ne KQZ ne tejkalim te...

Ylli Manjani: Ja pse partitë janë regjistruar ne KQZ ne tejkalim te ligjit

Nga Ylli Manjani

Është ngritur në opinion pyetja se cila ishte data e fundit e lejuar për regjistrimin e kandidatëve 28 apo 29 Prill?

Mua më rezulton se data e fundit e lejuar për regjistrimin e listave të kandidatëve (të atyre partive që janë regjistruar për zgjedhjet e 18 Qershorit), ishte data 28 Prill.

Pra deri në orën 24:00 të datës 28 Prill ishte e e lejueshme Regjistrimi i Kandidatëve!

Janë disa elementë të rëndësishëm që duhen mbajtur në konsideratë për të arësyetuar drejt mbi këtë çështje.

Së pari janë kërkesat e nenit 67 të Kodit Zgjedhor. Sipas këtij neni kandidatët regjistrohen …” jo më vonë se 50 ditë nga dita e zgjedhjeve”.

Së dyti janë përcaktimet parimore që bën Kodi i Procedurave Administrative për mënyrën se si llogariten afatet. Në këtë rast leximi nenit 56 të Kodit Procedurave Administrative është i domosdoshëm për të kuptuar se si llogaritet një afat ligjor, pasi Kodi Zgjedhor përcakton afat me sistem reference (pra jo afat fiks).

Nga ana tjetër Kodi Zgjedhor nuk ka përcaktuar ndonjë rregull të veçantë se si duhet ta kuptojmë e llogarisim këtë afat. Prandaj duhet zbatuar parimi i Kodit të Proçedurave Administrative.

Na jepet një afat që lidhet me nje datë të caktuar (data e zgjedhjeve) dhe një referencë prej 50 ditësh para saj! Pyetja shtrohet kur fillon numërimi i 50 ditëve?

Neni 56.2 i Kodit të Proçedurave Administrative na tregon se “dita e referencës” nuk numërohet ! Pra po të numërojme mbrapsht nga data 17 Qershor (ora 24:00) del se afati i fundit i ditës së lejuar ( jo më vonë se 50 ditë,por pa përfshirë datë 18) është data 28 Prill ora 24:00.

Së treti, për këtë çështje ka pretendime (jo pa argumente) ndaj ky këndvështrim ligjor bëhet i domosdoshëm për tu marrë në konsideratë, të paktën si pretendim!

Në këto kushte dikush duhet të kërkojë një interpretim përfundimtar të kësaj çështje në Kolegjin Zgjedhor.

Ndoshta kjo mund të shërbente edhe për një shanc më shumë për të shpëtuar zgjedhjet, demokracinë e dialogun!

Share: