Home I pakategorizuar Zbulohet arsyeja pse Rama vuri ultimatum për marrëveshjen me opozitën

Zbulohet arsyeja pse Rama vuri ultimatum për marrëveshjen me opozitën

Pasi deklaroi vendimin për tërheqjen e kandidatit te Kavajës, kryeministri Edi Rama i kujtoi kryetarit të opozitës, se do ta presë për negociatat deri në datën 7 maj, e cila është edhe dita e fundit brenda afateve ligjore përpara se KQZ të nisë shtypjen e fletëve të votimit sipas dokumenteve te dorezuara tashme ne kete insitucion.

Shqipëria ka një kontratë me kompaninë sllovene “Cetis” për shtypjen e fletëve te votimit. Në bazë të kontratës, kompanisë duhet t’i dorëzohen fletët e votimit deri në datën 7 maj, në mënyrë që ti ketë gati për zgjedhjet e 18 qershorit.

Për këtë arsye, Rama ka paralajmëruar se nuk do të jetë i gatshëm për asnjë negociatë, përtej datës 7 maj, shkruan Shqiptarja.com

Share: