Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar lëvizjen e radhës të opozitës ndersa fliste në çadrën e opozitës në bulevard dhe direkt pas vendimit të kryeministrit Rama për të tërhequr kandidatin e mazhorancës nga zgjedhjet për bashkinë e Kavajës.
Basha tha se i bënte ofertë Ramës që në këtë situatë të jepte dorëheqje dhe lejonte krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme duke e shkëputur këtë proces nga paratë e drogës.
Basha paralajmeroj gjithashtu se javën e ardhshme do të ketë një protestë të madhe në Tiranë dhe më pas ato do të shtrihen edhe në rrethe.