Zevëndëskryeministrja Ledina Mandija, e cila u emërua në këtë post pasa marrëveshjes Rama-Basha e ka thirrur në një takim tre ministrat e LSI-së. Burime të 360grade.al bëjnë të ditur se në këtë takim të thirrur nga sekretari i Pergjithshëm Engjell Agaçi, ishin të pranishëm ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ai i Transportit, Sokol Dervishaj dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Në fokus të takimit ishte prezantimi i zv/kryeministres me ministrat si dhe diskutime lidhur me procesin zgjedhor të 25 qershorit./360grade.al/