Nga Zamira Cavo
– Të gjithë kundër të gjithëve! Askush nuk është në opozitë dhe askush në pozitë!
– Tri liderat e partive kryesore duan të përmbysin qeverinë ,ku ata vetë janë pjesë!
– Secili e do i vetëm pushtetin! Kjo e ka bërë gjuhën e liderve të politikës të dhunshme, agresive, poshtëruese ndaj rivalëve.
– Asnjë parti nuk do marrë dot e vetme 71 mandate. Për rrjedhojë koalicionet pas zgjedhore do jenë të detyrueshme. Atehëre Rama, Basha dhe Meta do fillojnë të “seleksionojnë “ qershitë : këtë nuk e kam pshurrur e këtë e kam pshurrur.
– Në popull askush nuk i njeh emrat e kandidatëve që do votojnë. Ama njohin mirë Ramën Bashë, Metën .Pra vota do lidhet jo me kandidatin, por me këta emra. Kjo do të thotë se partitë e tjera janë pothuaj inegzistente.
– Ka shumë adoleshentë në listat për deputetë! Duke mos marrë vesh fare nga politika, shumica prej tyre marrin vesh shumë mirë nga qëndrimi “afër” me kryetarin!
– Diskursi politik i fushatës shfaqet në tri modele :
o Rama kritikon qeverinë që ka drejtuar vetë, duke fajsuar duart mbi timon!
o Basha prezanton “prgramin e ri ekonomik” me “brockullat” më të padëgjuara ndonjëhërë: Do rriten rrogat e pensionet e do ulen taksat etj etj.
o Meta harroi “Me qetësi e dashuri” dhe bën thirrje për Luftë”, pasi prognoza për të, del jashtë cdo parashikimi që kishte bërë Ai dhe ata që e kishin këshilluar.
– Media po përfiton maksimalisht nga kjo fushatë: Nuk ka mbetur më asnjë emision, politik, ekonomik humoristik, investikativ, etj pa dalë treshja e famshme e fushatës :Rama Basha Meta! Shyqyr Zotit që nuk para kemi emisione për fëmijët se edhe aty mesiguri do ti gjenim…
– Impakti në popull për të gjithë fushatën është: Ehuu jemi mësuar me këta ne… !
– Rrjetet sociale po përjetojnë ditët e tyre me të gallatshme në lidhje me fushatën. Humori në të gjitha rastet është në shkallën sipërore duke lënë shumë parpa opinionet “serioze” dhe sondazhet e porositura!