Home KRYESORE A e kane parimore betejen ” te revoltuarit” me Bashen?

A e kane parimore betejen ” te revoltuarit” me Bashen?

Nga Armand Maho

Postimi ne mbeshtetje te Tomorr Alizotit, ishte nje persiatje e ndikuar deri diku nga kafja me mikun tim dhe vapa qe ste le te vesh gjume ne sy. Nje bindje, qe as ma merrte mendja se shkaktonte nje zullumnaje qe do me hante tere diten me mesazhe. Kategoria me e madhe ishte atyre qe mendonin njesoj si une. Njerez qe skane marre asgje nga ajo parti, ose kane marre shume pak. Shumica antare te partise me te drejte vote, ( vete skam qene kurre, megjithese ne vitin 1997 kam qene komisioner ne zgjedhje tek nje qender votimi tek juridiku ku bandat na mbajten te rrethuar me arme deri ne mengjes).

Duhet ta themi qe ne krye te heres. 60% apo me shume e asaj antaresie jane njerez qe kane 27 vjet aty. Qe kur luften e benin kunder diktatures, te tjere ne nje mase 20% jane ata qe u regjistruan ne krah te Berishes ne ditet me te keqija te tij ne vitet 97-98. Pjesa qe mbetet, nje pakice 15-20% jane ose te afruar per shkak te intersave ( modeli Rama qe u regjistrua antar partie ne vitin 2005) ose te rinj qe se kane idene se cfare ka ndodhur, se dine cfare historie kane ato simbole por jane me porosi te babit dhe sja ndjen shume cfare behet! Pjesa e atyre qe kane perballuar vitet 1990-1997 ishin mjaft entuziaste, por edhe mosbesues se ate shtrese nuk do e zgjidhte kurre njeri ne krye partise sepse ashtu jane konjukturat, por qe ishin te gatshem ta mbeshtesnin. Kjo ishte pjesa me e madhe. Pjesa tjeter ishe ajo e mbeshtetesve e Bashes. Ajo pjese njerzish qe vazhdojne te besojne akoma tek ai, larg interesave, por me idene se ska kush e zevendeson ne keto kohe te veshtira… keta ishin ne medyshje nese Tomorri do ishte ne gjendje ta drejtonte partine por nuk thane asnje fjale kunder tij.

Por me interesante ishte kategoria e kundershtareve te Bashes ne PD. Keta mu duken dhe me fodullet. Me sa pashe me shume se inatet, dhe lenia jashte listave ata kishin hallin te merrnin kontrollin e partise. Njerit prej tyre ( dhe nuk ishin pak) ja thashe qarte se kushdo prej atyre figurave te vihej ne gare nuk kishte shans te fitonte. Debati duhet te jete parimor! Une mund te kem histori personale prej me shume se 80% e tyre, por ketu skane lidhje interesat perosnale. Te ishte ashtu te vetmin nder ne ate parti ma ka bere Lul Basha ne vitin 2006, dhe kete se kam turp ta them, dhe sot duhet te behesha pjese e atyre qe e mbrojne me zjarr. Por elektorati dhe antaresia e ka njohur bash mire dhe e ka provuar ne kurriz arrogancen e tyre gjate pushtetit. Nga fodulleku i zonjes Topalli, manovrat dhe flirtimi me pushtetin te zonjes Bregu, lojrat e Ben Imamit, emerimet e Patozit, skuthlleqet e Bodes e keshtu me radhe. Per keta Basha e ka carkun ngrehur, as degjon nga ai vesh dhe mund ti pertype fare kollaj sapo te filloje gara!

Tomorr Alizoti ishte vetem nje ide si model se si duhet te jete lideri qe duhet ta drejtoje ate parti. Aty ka dhe “Tomorre” te tjere si ai qe duhet ti nxjerre gara e ndershme, e hapur dhe gjitheperfshirese. Tomorri eshte modeli i barazlargimit nga tryezat dhe kulisat. Por i pari vrapoi Eduard Selami ( e habitshme ky nuk kishte asnje perkrahes). Pra duhet nje njeri qe te bashkoje demokratet qe jane goditur fort ne shpirt qe ishe i mrekullueshem. Duhet dikush qe te shohe lotet e mikes time Bruna, dihatjen e merzitur te Visit, apo heshtjen tere pezm te atyre qe sjam i autorizuar ti permend, qe sdine me se cbejne ne ate parti. Te gjithe aty kane nje histori, te cilen Lulzim Basha nuk diti ta shohe, nuk diti ta preke, dhe ky eshte mekati me i madh i tij.

Deshira per te dale me cdo kusht ne maje, per te treguar qe nuk komandohet nga doktori beri qe ti shohe demokratet e vertete si njerez te dores se dyte, nje gabim qe doktori se bente kurre. Ai e dinte fort mire se te gjithe ata kane nje te perbashket, luten per ate parti, per ato simbole dhe jane antikomuniste. Ka njeri qe mund ta sheroje shpirtin e lenduar te tyre, kjo eshte ideja. Epo kete smund ta beje as Jozefina, as Ben Imami dhe me gjithe respektin as Patozi. Fatkeqesi qe Bashes ju dha nje mundesi kaq e madhe dhe sditi ta vleresoje. Prandaj une do perkrah Tomorrin apo cdo “Tomorr” qe do dije ta preke dhe vleresoje shpirtin e tyre.

Share: