Nga Ornela Hila
Kjo e diele eshte nje nga ato qe vjen nje here ne 4 vjet, ndaj mengjesin mezi do e prisja.
Po te isha ne Shqiperi, ne Vloren time a e dini cdo te beja sot?!
Do zgjohesha qe pa gdhire e do beja nje analize te shkurter te 4 viteve qe iken.
Sapo te hapja syte do shikoja tim shoq prane meje, e mendimi i pare do ish ne ish shplodhur nga stresi i pasigurise ne pune se drejtoresha apo pronari i rradhes i kane vene kembet ne nje kepuce per voten. Qe ai, si shume te tjere hallemedhenj te ndershem qe duhet ta djersisin jeten, te votojne partine ku militon shefi i rradhes se ndryshe preket buka e familjes. (Por une e ai sot kemi shefa qe s’na i dine e as duan t’ja dine per bindjet tona politike).
Por vijojme, do ngrihesha e do i afrohesha krevateve te vajzave te mia, te cilat padyshim do jene ne gjumin e tyre te qete, ato se dine akoma fatmiresisht se sa i rendesishem eshte vendimi i prinderve te tyre ne nje dite si kjo e sotmja.
E rutines se nje mengjesi te zakonshem si shpetoj dot as kete te diele, e tualeti do jete ndalesa e rradhes me shpresen se uji qe vjen rreth ores 5, ka mbush bolierin, e dashte Zoti mos te kete pas defekt elektrik te lahem me uje te ngrohte…
Pas kesaj do shkoj ne kuzhine, me duhet te mendoj per mengjesin, une dhe im shoq edhe s’kemi pretendime, por do mendoja vajzat…
E teksa orvatem te beje gati c’ka frigoriferi apo dollapi, hap tv e shikoj qe pa gdhire mire lajmet.
Sa ndryshe e tregon realitetin ai mjeti drejtekendor cudiberes, e pasi degjoj per punet e papara mendoj menjehere mamin, te ciles ju rrit pensioni me 3 mije lek te vjeter e qeveria i tha se me kete arritje reformash s’duhet te kete goje te flase se pensioni eshte sa fatura e dritave dhe ujit, ndaj me shtetin eshte ne rregull, per stomakun le ta zgjidhi vet si cdo pensionist tjeter me “dieta” afatgjata ose thene ndryshe te shikoje nga duart secilin nga femijet qe i vete per vizite e te beje si te beje.. per te mos folur per shendesine falas…e shkreta mami…(e mjere prinderit e gjysherit tane)
Do fik tv e do hap facebook-un, e di qe aty do shikoj Shqiperine qe enderroj, ne selfie luksi e lumturie pa fund, ne veshjet mode e fundit e pjatancat plot fruta deti, drekave e darkave shqiptarce, apo ne mengjeset mondane e te zvaritura deri ne mesdite ne baret e bukur te Vlores sime.
Pas disa “like” -ve per kortezi, do nis te mendoj e reflektoj mbi lumturine Facebook-siane te qytetit tim, duke harruar shtepite nga dalin keta te lumturit cdo mengjes, ca hane, ca pijne, si i paguajne faturat, mire rrobat qe i blejne edhe ne linja apo edhe ne gabi e hijshem kamuflojne aparencen, por me stomakun c’behet pas dy a tri kafesh, kur se ke te mbushur mire?!
Po me mendjen c’behet nga dyjezimi i jeteve reale e virtuale?!
Po me familjen c’behet kur stomaku e mendja s’ja dalin dot?!
Le me c’behet pastaj me shoqerine e shtetin…
E ne kete mori mendimesh, s’do mund te harroja qe sot ishte dita ime.
Sot do me jepej mundesia qe pas 4 vjetesh te isha e lire, te isha vetem une perballe me zgjedhjen time.
Nderkohe ora po trokiste drejt 8, do ishin hapur qendrat e votimit.
Do zgjoja nxitimthi tim shoq e pa tangerllekun e perditshem do i afrohesha qendres sime te votimit.
Aty do ta merrja me nge pastaj, do kujdesesha te me shihte cdo komisioner, dhe elozheve te tyre prej militanti te porositur qe ti qeshe votuesit e ti dalloje qe sa hyjne apo ti orientoje me lezet s’do jua vija veshin..
Ky eshte casti i vetem qe i kam ne dore, s’mund ta coje dem.
Do merrja fleten e votimit e krenare do beja zgjedhjen time.
Pastaj do kthehesha me e qete ne rutinen time, do shikoja bijat e mia e do ju thoja se s’u fsheha si struci, por ushtrova forcen time, votova e lire per ate c’ka gjykova me te miren, apo qofte ate qe mendova te keqen me te vogel, por ama votova, shpreha vullnetin tim, qofsha dhe e vetme mes lumenjsh militantesh, une vajta dhe zgjodha per veten, familjen time e te ardhmen 4 vjecare tonen.
Pas kesaj do vazhdoja me e qete te dielen time te zgjedhjeve.
Me dhemb qe sot s’kam mundesi te votoj e te vendos per te ardhmen ne vendin tim, por ne emigranteve akoma s’na i kane mundesuar voten…
Ata keshtu duan te mos kemi mundesi ti ndikojme pushtetin, ndaj sot ti dil voto dhe per mua, ti qe s’shitesh e as blihesh, e qe si une je mesuar ta djersisesh jeten, jeni plot 56% dilni e tundini mire, te kuptojne se jemi Ne qe vendosim.
Do doja qe ata 56% e shqiptareve qe mendojne te largohen nga Shqiperia, sot te dalin nga shtepia e te votojne, te besojne se po e ben ne liri shenjojne ndryshimin.
Po heshte sot, s’ka me kuptim te ligjerosh a pretendosh neser.