Home KRYESORE AGIM XHAFKA I SHKRUAN LETËR ANDREA STEFANIT

AGIM XHAFKA I SHKRUAN LETËR ANDREA STEFANIT

I miri dhe i drejti Ndreko.Ike i ri dhe më erdhi shumë keq për ty e familjen tënde. Kam një jetë që të njoh ndaj të thërras me emër të shkurtuar. Ende vlerësoj koherencën tënde dhe pandryeshushmërinë e bindjeve. Ke qënë i ngurtë,pranoje! Nuk ke marrë kthesa se ashtu ishe gatuar.

Por nga vdekja jote e këtej ka shumë ngjarje,po t’i tregoj açik se nuk ka per të të ndodhur ndonjë infarkt tani.

Ilir Meta u bë president. Mos qesh,nuk gënjej. Mos u habit se ndodhi. Shaj sa të duash,u votua ai. Po,po,me votat e Ramës. Jo,PD nuk i dha asnjë votë. Nuk gënjej se ata nuk u dukën fare në parlament atë ditë. Si u bë president shkaktari i 21 janarit?! Mos pyet mua,e bëri Rama. Nuk pyeti as për katër të vrarët as për bllokun,as për vjedhjet. Drejt e në krye të vendit e çoi. President me gishta obezë si të një kambisti.

Hahaha, komike e tragjike.Por ka akoma. Ministrinë e Brendshme tani e ka Lul Basha. Qesh,ti qesh se e pandeh si një nga humoret e mija. Eshtë e vërtetë,mor burrë. Ia dha Rama me doçkën e vet.Bile dhe Ministrinë e Financave,të Drejtësisë,të Shëndetësisë,të Arsimit,OSSHEE-në, Drejtorinë e Burgjeve…

Çfarë mbajti për vete? Po ja,mbajti Taulantin, Ruçin, Majkon… Vërtet gomerë janë,por i duhen. Nuk beson? Pyet Muçin. Hahaha, po qesh. E di,mirë thua. Po të ishte lajm i saktë Muçi do ia kishte hequr vetes.

Nuk ka njerëz aq të drejtë sa ty. Sa pak kohe ka që u largove dhe shiko si u përmbys vendi. E di që të vjen keq se je lodhur duke mbrojtur ca njerëz pa parime,por ja që i tillë je ti.

Pse qesh? Pse gëzohesh? Kuptoj. Je i lumtur që ke mbyllur sytë para se të ndodhnin këto zagarllëqe. Ke të drejtë,nuk do i duroje dot. Do kuptoje se Saliut i ke rënë më qafë kot. Por ja që jeta kështu është. Ata që i pandehim ëngjëj na dalin djaj me brirë.

Do akoma të reja nga mbitoka? Ok,të kuptoj. Mos u mërzit. Nuk të ahkruaj më se mund të ndodhë dhe qeveri e ardhshme Rama-Basha. Nuk e thashë kot,ka sinjale.

Ok,ok,po e mbyll këtu. Të uroj mos të të mberrijë asnjë lajm nga ne. Se Shqipëria nuk kuptohet asnjëherë. Kot e ke dashur aq shumë.

Adio,miku im i drejtë. Adio!

Share: