Aleanca Popullore ju bën thirrje personaliteteve të politikës, shoqërisë civile, medias, kulturës, artit e sportit t’i bashkohen fushatës për të votuar KUNDER më 25 qershor 2017.
E vetëdijshme për misionin e partive në jetën publike e institucionale, Aleanca Popullore vlerëson se Shqipëria ndodhet në kushte specifike, të diktuara nga marrëveshjet politike që u janë mbivendosur Kushtetutës e ligjeve.
Aleanca Popullore ishte përgatitur për të zhvilluar një fushatë elektorale të bazuar në alternativa dhe ide qeverisëse, por paktet për të marrë peng qeverisjen dhe vullnetin e shqiptarëve krijuan kushtet vetëm për zgjedhje të pandershme.
Aleanca Popullore beson se qeverisja duhet të burojë nga vullneti i lirë i zgjedhësve, sipas parimeve bazë të demokracisë, dhe jo të deformohet e kontrollohet nga partitë e vullnetet personale të politikanëve.
Për këto arsye, Aleanca Popullore u kërkon, jo vetëm mbështetësve të saj, por të gjithë zgjedhësve, të votojnë KUNDER më 25 qershor.
Vetëm duke votuar KUNDER, mesazhi i vullnetit popullor do të mbërrijë i qartë dhe i fortë në veshët e politikës e politikanëve, të cilët duan ta dominojnë e jo ta qeverisin me ligje këtë vend.
VOTO KUNDER në FLETEN e VOTIMIT për t’i thënë JO pengmarrjes së shtetit dhe qeveribërjes nga partitë.
VOTO KUNDER në FLETEN e VOTIMIT për t’i thënë JO pazareve politike që dalin mbi ligjin.
VOTO KUNDER në FLETEN e VOTIMIT për t’i thënë JO zgjedhjeve të pandershme.
VOTO KUNDER në FLETEN e VOTIMIT për t’i thënë JO varfërisë, drogës e krimit.
VOTO KUNDER në FLETEN e VOTIMIT për t’i thënë JO politikës së korrupsionit e zhvatjes.
VOTO KUNDER në FLETEN e VOTIMIT për të mos e mbytur shpresën se Shqipëria bëhet.