Vjen një tjetër propozim jo i paprituar nga Artur Dojaka dhe Aleanca Popullore qe ai drejton. Ja se cfarë duhet të bëjnë qytetarët në zgjedhjet e 25 Qershorit sipas Aleanca Popullore e cila i fton votuesit t’i vendosin një kryq të madh fletës së votimit më 25 qershor 2017.
“Vota e pavlefshme është një shenjë proteste ndaj zgjedhjeve të pavërteta”, thuhet në një deklaratë të partisë së drejtuar nga Artur Dojaka.
AP u kërkoi votuesve të paraqiten më 25 qershor në kutitë e votimit dhe të mos e japin votën e tyre për asnjë nga 18 siglat partiake në garën për Kuvendin e ri.
“Aleanca Popullore i fton votuesit t’i vendosin një kryq të madh fletës së votimit më 25 qershor 2017”, thuhet në deklaratë. A
Aleanca Popullore nuk ka paraqitur një listë me kandidatë për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa iu drejtua me një ankesë Kolegjit Zgjedhor lidhur me afatin e paraqitjes së kandidatëve nga partitë e tjera.
Megjithatë, pas shtyrjes së zgjedhjeve nga 18 më 25 qershor, AP vendosi ta tërheqë padinë para trupit gjykues, por edhe pse u demostrua dakord me marrëveshjen Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike, AP nuk ra dakord me tejkalimin e kufijve ligjor nga ana e marrëveshjes dhe vete Edi Rames dhe Luzim Bashes.
Tashme ne kete situate kaotike ligjore dhe demokratike Aleanca Popullore fton te gjithe mbeshtetesit e saj Cam dhe te gjjithe shqiptaret te dalin kunder kesaj situate absurde dhe ti vendosin Kryq te Madh fletes se votimit.
Teskti i plote i Komunikatës se Shtypit te AP
Aleanca Popullore (AP) beson se respektimi i ligjeve te shtetit dhe vota e një qytetari është e shenjtë dhe , është baze e një sistemi demokratik funksional dhe deri tani e keqpërdorur nga partitë e vjetra te cilat sundojnë ne baze vullnetesh te pamoralshme dhe pertej Ligjit.
AP ka vendosur te ngrejë ne filozofinë e partisë respektimin e Ligjit dhe Votës se qytetarit e për qytetarin si themel i një shteti te se drejtës dhe jo “shteti ligjor” i cili nuk arrin te respektoje detyrimet e tij ndaj te drejtave themelore te qytetarit dhe e tejkalon Ligjin sa here qe i nevojitet ne interes te qëllimit te pare dhe njekohesisht te fundit per te marre e mbajtur pushtetin.
Procedurat për mënyrën dhe kohën e thirrjes së zgjedhjeve të përgjithshme, si një nga mekanizmat bazë për garantimin e ushtrimit të sovranitetit popullor, nëpërmjet demokracisë përfaqësuese, përcaktohen saktësisht në ligj, me qëllim që të garantojnë sigurinë juridike për subjektet zgjedhore që konkurrojnë, për të mos lejuar avantazhe apo dis-avantazhe nëpërmjet tyre, për të garantuar ushtrimin e funksioneve normale të organeve që administrojnë zgjedhjet, e për më tepër, për të
parandaluar ushtrimin e pushtetit arbitrar për të ndikuar në mënyrën dhe formën e organizimit të zgjedhjeve.
Me këtë synim AP ju drejtua Kolegjit Zgjedhor kur partitë e tjera
politike injoruan një element te rendësishem te Kodit Zgjedhor dhe ne ndaj ne kërkuam çregjistrimin e tyre ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Por dy partitë e mëdha e injoruan edhe këtë aspekt te rendësishem te ligjit duke ju imponuar Presidentit te Republikës qe te dekretonte një date tjetër për Zgjedhjet te cilat pikërisht këtë aspekt ligjor as qe e konsideruan si te mirëqene!
Presidenti i Republikës ka të drejtë të dekretojë një datë zgjedhjesh vetëm në dy raste: 1. Nëntë (9) muaj përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit, pra afati i fundit ishte dhjetori i 2016, siç ai dekretoi datën 18 qershor, tashmë ky afat i ezauruar 2. Gjithashtu Presidenti ka të drejtë të dekretoj një datë zgjedhjesh në rast të shpërndarjes së Kuvendit, gjë që çon në zgjedhje të parakohshme.
Sipas nesh, nga ligjet në fuqi, Presidenti ka nxjerr një dekret të
jashtëligjshëm dhe rrjedhimisht data e zgjedhjeve “25 qershor” duhet të pezullohet! Ne ju kujtojmë se të gjithë shqiptarët kërkojnë “Reformën në Drejtësi” dhe Ajo ka në thelb zbatimin korrekt të ligjit. Por çfarë reforme mund të presim ne, kur vetë Kreu i shtetit e thyen ligjin i shtyre nga dy partite e medha te cilat kane sunduar ne menyren e tyre agresive vendin prej 27 vitesh!?
Sipas nesh nga një dekret anti-ligjor realizohet një proces anti-ligjor, pasojnë me zgjedhje anti-ligjore, gjithashtu më pas një Kuvend e një qeveri anti-ligjore. Ligji është i barabartë për të gjithë, si për Nishanin, për Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe këdo tjetër qytetar kundrejt ketij vendi, ndaj ne te AP-se duke pare situatën si po procedon me shpejtësi marramendëse vendosem tu propozojmë mbështetësve tanë te marrin pjese ne votime dhe te respektojnë te vetmin pushtet qe u ka lëne kjo demokrature dhe ne vend qe te votojne ne favor te nje partie, tu vene kryqin te gjithë fletës se votimit.
Aleanca Popullore ka vendosur që mos t’i braktisë këto zgjedhje por fton anëtarët dhe simpatizantët e saj te marrin pjesë në votimet e 25 qershorit dhe ti vene kryq fletës se votimit si antiligjore. Ne kemi te drejte t’i refuzojmë këto zgjedhje te paligjshme me pjesëmarrje dhe vullnet te hekurt te qytetareve ne zbatim te ligjit dhe respekt te votës se tyre.
AP kur duhej, deklaroi se nuk do merte pjesë në zgjedhje pa opozitën, në zgjedhje që do e përçanin popullin tonë, por sot besojmë se edhe ata te opozitës qe ju nënshtruan nje vullneti politik mbi Ligjin, meritojnë një Kryq nga Vota e Qytetarit.
Ne besojmë se Rilindja dhe PD bene marrëveshje sepse kasta e ka kuptuar se po i vjen fundi, e ka kuptuar se vetëm në këtë rrugë mund t’i zgjatet jeta sundimit të saj dhe regjimit famëkeq të partitokracisë shqiptare, ndaj ju ftojmë ti vini kryq dhe sigurisht AP do te mbetet udha e duhur për respektimin e vullnetit tuaj te patjetërsueshëm.
Aleanca Popullore,