24-vjeçari shqiptar, Fatmir Muhaj është arrestuar së fundmi në Itali, nën akuzë se ishte kreu i një bande që furnizonte me hashash, marijuanë dhe kokainë tregun e drogës në Bolzano të Italisë.
Muhaj është vetëm 24 vjeç, por prej kohësh është përfshirë në aktivitete të shumta kriminale të qytetit, dhe për këtë arsye gjykata i kishte vënë mbikëqyrje të veçantë.
Sipas mediave italiane, Fatmiri jeton në Caldaro dhe masat e sigurisë, të anuluara më vonë, ia kishin ndaluar futjen në Bolzano vetëm për kërkesa të veçanta, të tilla si për të kërkuar punë.
Në të vërtetë, prej më pak se 1 viti, pas nënshtrimit të një serie kontrollesh, u zbulua që Fatmir Muhaj ishte “kapo i madh” i grupit që trafikonte drogë, me bazë operative në Oltrisarco.
I riu shqiptar përfundoi në burg të martën në mëngjes. 24 orë më parë ai ishte ndaluar për rezistencë ndaj një oficeri policie por u la i lirë shpejt, ndërsa të martën përfundoi me të vërtetë në pranga pas operacionit antidrogë të karabinierëve.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur një vit më parë pas një serie grabitjesh të kryera në disa hotele./lapsi.al