Këshilltari i jashtëm për Donald Trump, njëkohësisht avokat i presidentit amerikan, reagoi këtë të enjte pas dëshmisë së ish-kreut të FBI-së, James Comey, në Kongres.
Ai kontestoi disa pika kyçe të dëshmisë së ish-drejtorit të Byrosë Federale të Hetimit, teksa tha në një deklaratë për mediet se seanca dëgjimore e Senatit vendosi se presidenti nuk do të hetohet për ndonjë bashkëpunim apo pengim të drejtësisë.
Avokati Marc Kasowitz tha se Trump nuk i kishte kërkuar besnikëri Comeyt, e gjithashtu nuk e kishte udhëzuar apo nuk i kishte sugjeruar ish-kreut të FBI-së që të ndalte hetimin ndaj ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn.
“Presidenti, kurrë, në formë apo thelb, nuk e drejtoi apo nuk i ka sugjeruar Comeyt që të ndërpriste hetimin e dikujt, përfshi këtu sugjerimin se Comey duhej të hiqte dorë nga hetimi i Flynn”, tha Kasowitz. /360grade.al