Nga Frederik Ruço
Çdo lindje e ka një fillesë, çdo objekt e ka një fillesë; fundjafundjes dhe toka e ka një fillesë. Lind pyetja si është e blatuar në vetvete fillesa? Është një pikëpyetje e madhe që askush nuk mundë t’i japë përgjigje të saktë.
Dihet tashmë që shqiptarët janë populli më i lashtë i Europës Jug-Lindore, por, po ta shohim në prizmin gjeografik e gjeopolitik, ky vend ka qenë për të mëdhenjtë një mall që duhesh gllabëruar, por me bisturi në dorë ama. Në të kundërtën; të zotët e kësaj toke, pra nuk kanë bisturi, a kanë qenë ndonjëherë të denjë për ta mbrojtur nga barbarizmat që e kanë sunduar me forcë e me pahirë këtë vend? Jo, pse jo. E para nuk kemi qenë tahmaqarë, se pse Zoti na dhurojë vendin më të bukur e të begatë të rruzullit (sferën) tokë dhe, si të tillë u edukuam të mos ishim grabitqarë se nuk kishim nevojë për tokën e tjetërkujt dhe, e dyta nuk na dha njeri bisturi për ta përdorur të paktën kur të ishim qoftë dhe në zor për mbijetesë. Historia botërore tregojë se toka mbrohet duke grabitur toka të tjerëve, kjo nuk do as llogjik as koment. Shqiptarët s’qenë të zot për t’a luajtur këtë rol; jo për paaftësi, porse si natyrë që askush në botë nuk e ka, atë të besnikërisë dhe zemër gjërësisë që natyra ja dha vetëm këti populli. Kur ju sygjerua bisturia, shqiptarët nuk e pranuan, ishte një gjë e huaj për t’o.
Pra bisturia e ka prerë Shqipërinë si kanë dashur të mëdhenjtë, kjo ka vazhduar deri në ditët e sotme, ajo ka prerë si i ka dashur qejfi, por kurrë në interesin e saj. Shqiptarët që kanë dashur ta mbrojnë e ta ruajnë Shqipërinë dhe me jetën e tyre; kanë ardhur të tjerë me bistruri në dorë për ta operuar sipas qejfit të tyre, pra shqiptarëve të mirë nuk i ka munguar të dinë të bëjnë shtet, sepse, pa e ditur shqiptarëve në fjale; konspiracionet hanë bukë brenda sofrave, si miq.
Po të fillojmë dhe më herët që kur u bëmë shtet i pavarur (në fakt s’kemi qenë kurrë të pavarur), bisturia s’ka qenë kurrë në dorën e shqiptarit të mirë; o ja kanë marrë nga dore e kanë operuar vetë, ose i kanë detyruar të operojnë shqiptarët me dashje keq. Nuk po i marrë me radhë kryengritjet e shqiptarëve për ta patur bisturin për të operuar thellë në plagët që Shqipëria ka marrë gjatë pushtimeve të barbarëve. E gjithë bota tashmë i dinë pushtimet që ka pësuar Shqipëria nga Romakët, Bizanti e ajo më e gjata për nga koha e Osmanëve. Po t’i bëjmë një retrospektivë këti sundimi, nuk besoj se do të ketë shembull tjetër si ky.
Çfarë ka bërë bisturia në harkun e shekullit XX-XXI me Shqipërinë, si ka operuar ajo dhe, kush e ka në pronësi atë, kush është i zoti i saj? Kjo nuk do koment, përgjigjia është shumë e thjeshtë; konspiracioni. Shqiptarët e mirë a do t’a marrin ndonjëherë në dorë këtë të shkretë bisturi? Nuk është e lehtë, për shumë arësye.
Me vendosjen e komunizmit Stalinist në Shqipëri, nëpërmket jugoslavëve dhe Enver Hoxhës me bandën e tij, shqiptarët patën humbjen më të rëndë që kishin pësuar nga pushtimet perandorake. Bisturia mbeti në dorën e konspiracineve (janë më shumë se një), por, fabrikuan të tjera të padukshme, që ja dhanë teneqexhive, barinjëve, shërbyesëve, këpucarëve, marangozëve, puntorëve të kanaleve, ordinerëve e tje, për të operuar vllezërit shqiptar. Kush ishin vllezërit shqiptar? shtresa që kish studiuar në Perëndim. Pra ishin këta që mund të bënin shtetin. Bisturia bizantine i hodhi në burg, i vrau, i interrnoi, i pushkatoi, u mundua t’i marrë dhe identitetin, por atë nuk mundi, por ama një gjë e bëri, bisturia staliniste, bëri njeriun e ri, njeriun socialist, që ende kjo Shqipëri e shkretë e ka mbi shpatulla e nuk po i ndahet.
Po t’i referohemi fushatave zgjedhore pas viteve 90’ nuk ka asnjë ndryshim për çka fola për bisturin legjendare që Shqipëria operohet.