Home KRYESORE Biznesmeni ndodhet në rrezik për jetën, ja çfarë thonë mjekët

Biznesmeni ndodhet në rrezik për jetën, ja çfarë thonë mjekët

Atentati i ndodhur pak më parë në stadiumin Selman Stermasi ku mbeti i plagosur rëndë ish pronari i fabrikës së tullave në Vorë. Siaps burimeve të 360gradë.al bëhet me dije që biznesmeni është qëlluar me dy plumba një në kokë dhe një në karaharor. Ambulnca ka mbërritur menjëherë duke e dërguar viktimën në spital. Policia e shpalli të vdekur por mjekët i kanë gjetur një puls jete. Tani ai gjendet në gjëndje shumë të rëbduar ku rrezikon që të humbasë edhe jetën.

Dinamika e ngjarje

Rreth orës 10:40 minuta në në Polici është marrë një telefonatë ku lajmërohej të shtëna me armë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Policia pasi mbërriti në vendngjarje identifikon te plagosurin si Tefik Hyka. Nga të dhënat paraprake mësohet se Tefik Hyka është qëlluar pak pasi ka pirë një kafe në një bar aty pranë stadiumit. Pasi është çuar nga kafeneja duke ecur në drejtim të makinës, dy persona që kishin ruajtur lëvizjet e biznesmenit, i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me pistoletë e kallashnikov. Hyka eshte derguar ne gjendje te rende te rende ne spital, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me motorr.

Arrestohet një prej autorëve

Por arratia e njërit prej tyre nuk ka zgjatur shumë. Në rrugicat e Komunës së Parisit, një prej personave teksa tentonte të largohej me shpejtësi është kapur nga efektivët e policisë. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të personit të dytë. Tefik Hyka i përfshirë në vrasjen e të Fortit të Shijakut Por ndërsa vetëm pak minuta janë shënuar nga krimi, hetuesit kanë një pistë hetimi. Sipas tyre, ngjarja e sotme ka lidhje me nje ekzekutim te para 22 viteve me pare. Ne vitin 1995 Tefik Hyka u perfshi ne vrasjen e te fortit te Shijakut Dritan Avdyly. Njeriu i Hykes nje person nga ‘4 Rruget e Shijakut’ futi ne kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga vrasesi me pagese Durim Kusi. Kjo ngjatje do te pasohej nga nje seri vrasjes. Njeriu qe coi ne prite Dritan Avdylin do te eleminohej ne mes te Shijakut nga djali xhaxhait te Dritan Avdylit. Ndersa disa vite me pas Durim Kusi do te eleminohej ne Tirane nga djali tjeter i xhaxhait te Dritan Avdylit.

Kamerat ne vendgjarje

Kamerat e bizneseve do të zbulojnë autorët. Plagosja e Tefik Hykës ka ndodhur në një zonë tepër të populluar të Tiranës së Re ku shumë biznese janë të pajisura me kamera sigurie. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë si dhe dëshmitë e personave që ishin të pranishëm në momentin e te shtenave me arme. Pritet që pamjet ne kamerat e sigurisë të zbulojnë identitetin e vërtetë të autorëve./360grade.al

Share: