Nga Dhurata Cupi
Pasi u nisëm nga Burreli drejt Klosit, në një rrugë krejtësisht të dëmtuar e me gropa, në të cilën për 4 vjet nuk është hedhur asnjë centimetër asfalt apo të jenë marrë masa për mirëmbajtjen e saj, mbërritëm në qytetin e Klosit.
Infrastruktura mbetet shqetësimi kryesor për këta banorë të lënë qëllimisht në harresë, por pa harruar këtu spitalet apo shkollat që nuk është vënë dorë në to për 4 vjet.
Teksa bashkëbisedoja me tregtarët e tregut të Klosit, të cilët ngritën shqetësimin për taksat e larta që po i detyrojnë të mbyllin aktivitetin, takova rivalin tim në këtë garë Ilir Beqën, i cili është në garë i sigurtë drejt humbjes.
Megjithatë shtrëngimi i duarve është një gjest njerëzor por ngriti pyetje nga të pranishmit se si mund të flasin kundershtarët?