Home KRYESORE Dita Botërore e Mjedisit dhe ja vlen të kujtohemi se sa janë...

Dita Botërore e Mjedisit dhe ja vlen të kujtohemi se sa janë shtuar vdekshmëritë!

Nga Ina Zhupa

Sot është Dita Botërore e Mjedisit dhe ja vlen të kujtohemi se sa janë shtuar vdekshmëritë nga sëmundjet që vijnë nga ndotja e mjedisit. Dhe se në çfarë gjendje jemi katandisur në këto 4 vite të Rilindjes. Ja vlen sepse jemi para përgjegjësisë për të zgjedhur për 4 vitet e ardhshme.

Ende në sirtarët e Parlamentit Shqiptar është ligji i plehrave, që e kthen Shqipërinë me bekimin e Ramës në koshin e plehrave të Europës. Nëse votoni Ramën po votoni ligjin e plehrave.

Banorët e Fierit, të zonave Mbyet, Plyk, Portëz, Verrit, Mbrostar, që kanë protestuar dhe janë arrestuar nga policia për protestën e tyre kundër impianteve të plehrave atje ku jetojnë e banojnë ata, le ta dinë që vota për Ramën është votë për shkatërrimin e jetesës tuaj nga plehrat.

Banorët e Librazhdit që shohin se si banda me mbrojtje qeveritare pa pyetur për moratoriumin vazhdojnë presin dhe shkatërrojnë pyjet ta votojnë kundër Ramën dhe Ballën.

Banorët e Porto Romanos që janë të rrethuar nga plehrat ta votojnë kundër Edi Ramën.

0 impiante të reja për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe mosfunksionim i impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura të Durresit, Sarandes dhe Vlorës. Banorët që duan një standart të tillë ta votojnë kundër Rilindjes së Ramës.

Agjensia Evropiane e Mjedisit njoftoi se cilësia e ujrave bregdetare shqiptare DEGJENEROI gjatë 3 viteve të fundit dhe rekomandoi të mos frekuentohen plazhet tona! Të gjitha ata që duan turizmin si zhvillim të ekonomisë dhe jetesës së tyre ta votojnë kundër Ramën.

Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standarteve, qeverisja e Rilindjes nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laci deri ne Himare. Ta votojmë kundër për paaftësinë e saj.

Kafshe të ngordhura mbeten dite të tëra nëpër plazhet e Golemit, Hamallajt, etj. Ta votojmë kundër për shëndetin e fëmijëve.

Derdhje nafte dhe mbetje mazuti në Durrës, Vlorë dhe Dhërmi. Ta votojmë kundër për këtë masakër.

E vetmja gjë që bëri Rama për mjedisin ishte gjelbërimi i Shqipërisë me hashash. Vota kundër është detyrim qytetar në këtë rast.

Qytetar shqiptar, miq të dashur keni mundësi që tashmë me votën tuaj të refuzoni këto standarte, këtë masakër të mjedisit që është kundra shëndetit tuaj.

Prandaj ju ftoj të votoni programin e Lulzim Bashës, të votoni Partinë Demokratike, Votoni 6.

Bashkohemi bashkë për sigurine e jetës dhe të mjedisit, për përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin e turizmin, për një ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurt. #LulzimBasha #voto6 #votopd

Share: