Burime te Perqasje.com bejne me dije qe Artur Dojaka, kryetari i Aleanca Popullore ndodhet për një vizite ne pune ne Izrael.
Sipas te njëjtave burime, Artur Dojaka qe është trashëgimtar i njërës prej familjeve shume te njohura Çame-Hebree dhe drejtues i një biznesi te suskeshem ne Shqipëri, vetëm para dy javës ishte i ftuar ne Kongresin Botëror te Lobit Hebre ne USA ku për here te pare një përfaqësues i Komunitetit Hebre shqiptar mori pjese me te drejte vote ne këtë institucion nga me te rendesishmit te Lobit te famshëm Hebre ne Amerike.
Sipas analizave gjeopolitike ky Kongres eshte njeri prej institucioneve me te efektshëm Hebre i cili me njerezit e tij te famshëm dhe te fuqishëm influencon ne mënyre te drejtpërdrejte ne politikat e SHBA.
Burime bejne me dije qe ne takimin e fundit te këtij Kongresi qe u mbajt ne New York ku Artur Dojaka votoi për here te pare si perfaqesues nga Shqipëria, u përshëndet me video konference edhe nga presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump.
Nuk dihet akoma nëse këto udhëtime kane te bejne edhe me partine Aleanca Popullore te cilën drejton Dojaka dhe e cila i bën thirrje mbështetësve te saj te vene kryq fletës se votimit te 25 qershorit, por ajo qe mund thuhet me siguri eshte se impenjimi politik i biznesmenit hebreo-çam Dojaka duket se do ketë një te ardhme me dinamike.
Se shpejti Perqasje.com do realizoje nje interviste eskluzive me z. Dojaka.