Ambasadori Donald Lu u takua sot në mesditë me katër gazetarë, Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta të BIRN dhe Elton Qyno dhe Adriatik Doçi të Shqiptarja.com.
Jo rastesisht me sa duket spese ajo cfarë i bashkon katër gazetarët është padia nga gjyqtari Gjin Gjoni. Jo me kot ambasada e SHBA në profilin e saj në Facebook ka publikuar foton nga takimi me diçiturën: “Beteja juaj është beteja jonë”.
Foton e shoqëron edhe hashtagu #NukDoHiqjaAsnjePresje
Shprehja ka të bëjë me një postim të gazetarit Adriatik Doçi kur u padit nga Gjoni. Gazetari shprehej në postim se pavarësisht padisë, nuk do t’i hiqte asnjë presje shkrimeve të tij për Gjin Gjonin