Dy motrat binjake nga SHBA për 1-vjetorine tyre do të kenë dhuratën më të mirë atë të jetës. Motrat dhjetë muajshe më në fund do të mund të qëndrojnë përballë njëra-tjetrës.
Vogëlushet Erin dhe Abby Delaney, të cilat kanë lindur korrikun e kaluar me koka të ngjitura, i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur 11 orë për t’u ndarë nga njëra-tjetra shkruan Daily Mail.
Gjatë operacionit, i cili përfundoi me sukses, ka marrë pjesë një staf prej 30 mjekësh dhe infermierësh. Ky spital deri më sot ka realizuar 23 ndarje binjakësh.
Ndërhyrja kirurgjikale është realizuar më 7 qershor dhe pas realizimit të gjithë testeve, spitali u komunikoi prindërve se ndarja e dy vajzave të tyre është realizuar me sukses, e pa dëme anësore. /360grade.al