Artistët përballen me situata të vështira gjatë koncerteve të tyre dhe incidentet janë të shpeshta. Por për Enca Haxhiajn, të rrëzohesh në skenë nuk është asgjë krahasuar me atë që i ka ndodhur asaj.
Këngëtarja ka treguar një incident me garderobën, i cili e ka nxjerrë nudo në pjesën e poshtme të trupit, një situatë që ajo e quan të tmerrshme.
“Një nga situatat më të sikletshme në jetë ka lidhje me garderobën nëpër koncerte. Këtë verë kam qenë në koncert në Gjilan dhe veshja ishte një body. Meqë ai ishte i vogël dhe i ngushtë nuk mund të vishja të brendshme. Pjesën e mbylljes body e ka poshtë.
Sipër tij kisha veshur një xhaketë të gjatë. Një moment, përpara se të hipja në skenë, duke takuar një fanse të vogël po zgjatesha dhe ndjeva një krrçc… Body u hap. Nëse do më kishte ndodhur në skenë do ishte gjëja më e tmerrshme që do më ndodhte në jetë”, shpjegoi këngëtarja.