Home KRYESORE Erion Kristo: Do i ve kryqin Fletes se Votimit

Erion Kristo: Do i ve kryqin Fletes se Votimit

Erion Kristo, ashtu si shumë shqiptarë të zhgënjyer, ka vendosur të bëjë një akt rebelizmi sot më 25 qershor. Ai do të marrë pjesë në votime, por kryqin nuk do e vendosë në asnjërin prej kuadratëve të partive politike, por mbi të gjithë fletën. Kristo thekson se kjo klasë politike e urren ardhmërinë dhe fëmijët nuk i ka në konsideratë!

“Unë do bëj një votë me dopjo kryq të madh mbi fletë sepse asnjë forcë politike nuk më bind me programin e saj. Sepse asnjë forcë politike nuk deklaroi ndonjë gjë për fëmijët. Dhe unë s’mund të votoj për këtë klasë politike që urren ardhmërinë dhe si ka fëmijët fare në konsideratë.”

Share: