Home KRYESORE Festa e PS, Halim Kosova rrëfen detaje/Ja çfarë i thashë Edi Ramës:

Festa e PS, Halim Kosova rrëfen detaje/Ja çfarë i thashë Edi Ramës:

Ish-kandidati për postin e Kryebashkiakut të Tiranës, Halim Kosova, ishte i vetmi përfaqësues i Partisë Demokratike në festën e 26-vjetorit të Partisë Socialiste, e mbajtur pak ditë më parë në Tiranë.

Në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, kandidati për deputet i PD në Qarkun e Tiranës rrëfen mbi pjesëmarrjen e tij në atë event dhe zbulon detaje mbi pjesëmarrjen e tij në festën e socialistëve.

“Për hir të së vërtetës, nuk është se kisha shumë kohë që të shkoja te festa e PS. Madje dhe thashë pse më thatë kaq vonë që të kisha bluzë me numrin 6. Mendova, po sikur të dalë ndokush të thotë: ore pse erdhe këtu te festa jonë. Dhe u thashë atyre të partisë: ore ma sillni atë ftesën në dorë. Kur i shkoj ndonjërit për ditëlindje, i marr ndonjë të dhënë më përpara.

Si e ka kartelën, kur kanë pasur prindërit ditëlindjen e si këto. Kur më thanë në zyrën e PD: Mos kërko kot të dhëna për PS, se ka lindur në shtëpi. Kur shkon për urim, ça t’i çoj ndonjë gjë mendova: dhe për fat ndoshta gjeta gjënë më të bukur: një album me punën që është bërë për maternitetin.

Ia thashë dhe Ramës sesi nën moton punë jo fjalë çfarë mund të bëjë njeriu. Po vetëm punë këmbëngulëse 24 orë në 24. Dhe absolutist i pëlqeu shumë Ramës. Të gjithë më thonin: urime që erdhe. Dhe unë i thosha: kam ardhur vetëm për qokë. Kur foli zoti Rama nuk kishte timonin, por kishte mikrofonin. Pas mikrofonit, i vetmi votues kundër është doktor Halimi. Kur u afrua i thashë: Nuk dua të të prish ditëlindjen, por që kur kam ardhur këtu të gjithë më thanë: me ty jemi, por këtu kemi ardhur nga halli”, shprehet Kosova. /360grade.al/

Share: