Si gjithmonë Dhërmiu na befason me çmimet, të cilat janë të kripura ndoshta më shumë se ujërat e atyre anëve.
Këtë verë me sa duket avazi i zakonshëm ka nisur shpejt. Kjo faturë e lëshuar sot nga një restorant në Dhërmi e ilustron më së miri situatën alarmante të çmimeve.
“Në menu ishte shënuar 250 lekë. Në faturë, dyfishi. Kur e pyetëm kamarierin, na tha që menuja ka çmimet e vjetra, çmimi i djathit është me menunë e re”, tregon një qytetar për ‘JoQ’.
Herën tjetër që do t’ju bjerë rruga andej më mirë merrni bukë me vete… /360grade.al/