Home KRYESORE Gjinushi: Meta de fakto ka dhënë dorëheqje si President, do i rikthehet...

Gjinushi: Meta de fakto ka dhënë dorëheqje si President, do i rikthehet LSI-së

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi i ftuar në “Arena” në Ora News, tha se Ilir Meta praktikisht mund të japë dorëheqjen nga posti i Presidenti dhe de fakto e ka bërë këtë. Gjinushi tha se Meta do i rikthehet LSI-sw.

Hila: Ka zëra që ditën e betimit nuk do të jetë kuorumi prej 71 deputetësh dhe kjo do të shkaktojë rënien e Ilir Metës?

Gjinushi: De fakto ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga Presidenti. Në fillim tha se do të rrijë derisa të bëhet betimi dhe pastaj e kapi situatën dhe tha që nesër unë largohem. Presidenti i Republikës është në konflikt të plotë të interesit që të dalë në krye të një partie politike në fushatë zgjedhore. Dhe për më tepër të kërcënojë me mandatin e Presidenti. Ky është shpërdorimi më i madh që mund t’i bësh Presidentit të Republikës. Unë mendoj që Ilir e ka në mend të japë dorëheqjen. Ka zgjedhur LSI-në.

Share: