Home KRYESORE Gjykimi politik ndaj Grupit të Dobrosinit

Gjykimi politik ndaj Grupit të Dobrosinit

Nga Skender Jashari*

Gjykimi kundër Grupit të  Dobrosinit, i   mbajtur  tejet  sekret  nga  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it,   që  nga  fillimi i këtij  rasti,  ende  edhe   tash  shoqërohet me të njejtat  probleme! Nuk ka  asnjë element  që më bënë të  besojë që edhe fundi i këtij  gjykimi  do jenë  i drejtë, i paanëshëm dhe  meritor( siç e kërkon  edhe  Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës)!

Mes  dyshimeve  të  fuqishme, në këto  seancat  e fundit,  që  ende  është  duke   vazhdu  gjykimi politik, nga  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it janë:

  1. Fabrikimi i viktimës Branisllav  Markoviq nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it;
  2. Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, hulumton  dosjet  e Gjykatës Themelore të Gjilanit;
  3. Veprimi Kriminal( joligjor) i të ashtuquajturve  “monitorues të  gjykimit” etj

 Më 18.01.2017, në Gjykatën  Themelore në Gjilan  mbahet  seanca  e parë, seanca e  dytë  është mbajtur më 08.02.2017. Pastaj  më 6, 19,26 prill pastaj 30 dhe 31 maj dhe  më sot, më 21 qershor 2017. Më 19 prill është shtyrë  për shkaqe  objektive( njëri nga  anëtarët e Trupit gjykues kishte  rast  vdekjeje).

Figure 1. Pjesë e  shkëputur  e procesverbalit të seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në  Gjilan, të datës 08.02.2017

Viktima e  supozuar nga  prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, do duhej që të sjellej  më  6 prill 2017. Kjo nuk ndodhi, edhe pse në  vazhdimësi  Prokurorja e  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, tentonte ta arsyetonte mos ardhjen  e tij! E njejta  situatë  ngjau  edhe  më 19 prill 2017, që  sërish  Prokurorja e  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, edhe pse premton që do e  sjellte  të ashtuquajturën  viktimë, të   sulmeve  të Dobrosinit( Branisllav Markoviqin). Me video-link  kërkoi Prokurorja  e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që të  dëgjohet  e ashtuquajtura  viktimë Branisllav Markoviqi, për datën 30  dhe 31 maj 2017- por në  asnjërën   rast nuk u përmbush!

Trupi gjykues, në  vazhdimësi  thekson  që  nuk do  lejojmë  që të zvarritet në pafundësi procedura  për shkak të   të  ashtuquajturit  viktimë të  propozuar si dëshmitarë nga  Prokurorja  e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it! Madje  shprehimisht ishte  theksuar që nëse  nuk sjellet  më  30 a 31 maj 2017, dëshmitari  Branisllav  Markoviq, do hiqet!

Si datë  e  fundit, kur do  duhej që  ky i ashtuquajtur  viktimë Branisllav Markoviq, të  dëgjohej përmes  video-linkut, ishte  data  21 qershor 2017. Në  seancën  e  sotme,  nuk  dëgjohet  përmes  video-linkut  ky i ashtuquajtur  viktimë! Mirëpo theksohet  që   për 23 qershor 2017, është  gati të  dëgjohet!

Siç shihet,  sjellja  fizike apo  dëgjimi përmes video-linkut, për  të  ashtuquajturin viktimë Branisllav  Markoviq, nga  Prokurorja  e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, nga: 6, 19  dhe  26 prill,  30 dhe 31 maj dhe  21 qershor 2017, zvarritet dhe shtyhen  seancat!

 Duke e  pa, që  kjo  viktimë u prodhu nga  Maurizio Salustro, që theksonte se gjoja më  28 qershor 2012, ishte  plagosur në  rastin e  Sulmit  mbi   punktin policor dhe të xhandarmërisë në  Dobrosin të komunës së Bujanovcit, e i cili  vazhdimisht    theksonte që  do ta  sjellte si dëshmitarë- por që  nuk e  sjolli!

Njejtë edhe  tash  në  procesin e  rigjykimit të kësaj lënde PML. 145/2014, edhe  pse  Gjykata  Supreme  e ka  kthy rastin  në  dobi  të të  akuzuarve,  sërish  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, tenton  ta instrumentalizojë gjoja që një polic i Serbisë  qenka  plagosur! Absolutisht një  “viktima” e  tillë është sajim  i  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, së bashku me  Serbinë! Sidomos duke  e pa, zvarritjet  tejet të  gjata, të paarsyeshme, lejimi  i zvarritjeve të tilla nga   trupi  gjykues i Gjykatës  Themelore në Gjilan, e  tash së  fundmi, tentimi që   dëgjimi të  bëhet  përmes  video-linkut, ngre mjegulli  totale  në  lidhje  me  vërtetësinë  e  tij!

  1. Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, “hulumton dhe rregullon”  dosjet  e Gjykatës Themelore të Gjilanit, derisa ishte  koha  e  pushimit, saktësisht  në  orën  10:33! Anëtarët  e  Trupit  Gjykues, dhe  shumica  e  personave  të tjerë  që ishin palë  a  publik  në  këtë  lëndë,  nuk ishin në   sallë! Ky rast  më  shërbeu për t’a  kuptu sesi i rregullojnë lëndët këta  prokurorë edhe  në Gjykatat  tona!

  1. Veprimi Kriminal( joligjor) i të ashtuquajturve  “monitorues të  gjykimit”, e të  cilët  me theks të  veçantë i kam gjurmu në  vazhdimësi! Lindja  e dyshimit për këta monitories ishte që nga   gjykimi paraprakë, e  të cilat  dyshime  i kisha  paraqitur edhe në disa  ankesa dhe shkresa  të mia të  lëndës. Po ashtu dyshimet edhe më shumë  më janë  forcuar  gjatë   vuajtjes së  burgimit politik, në  burgjet  e Republikës së Kosovës! Këto ishin shkaqet  që  më kanë  shtyrë në  gjurmimin  e  thelluar të tyre!

Prokurorët  e  Fraksionit  politiko-kriminal të EULEX-it, në  vazhdimësi, kanë  treguar raporte  më shumë sesa zyrtare  me këta të  vetëquajtur  “monitories gjykimesh”,  duke  treguar qartë  që i takojnë  të njejtit  Fraksion politiko-kriminal  si brenda dhe  jashtë   EULEX-it, si:

  1. me zyrtarin për të Drejtat  e Njeriut në  EULEX;

Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici,  e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që  zëvendësoi prokurorin  Tomas Meskauskas i po të njejtit  Fraksion politiko-kriminal të EULEX-it, duket  qartazi  që është  në të njejtën  bandë  politiko-kriminale! Madje  më  21 qershor 2017, ora 09:58-10:08, për  fat  të mirë më  është  dhuruar një  foto, ku shihet  kjo prokurore me  zyrtaren  për të Drejtat  e Njeriut në EULEX  dhe përkthyesin   e saj!

Figure 2: Nga  e  majta në të  djathtë: Zyrtarja e  Zyrës për të Drejtat  e Njeriut në EULEX( me pallto të bardhë), në mes përkthyesi,  në  të  djathtë Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it

  1. me zyrtarin e Fondit për të  Drejtën  Humanitare në Kosovë,  që  në  vazhdimësi   disa herë  kanë  patur biseda  me  prokuroren Najgerzo Valeria Bolici të Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it por edhe  me  “ekspertin ligjorë” të saj!
  2. me zyrtarin  e  OSBE-së. Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,  më  31 maj 2017, ora 10:35, bisedonte   me zyrtarin “shqipfolës” të  OSBE-së. Ngaqë arrija   që   në  disa çaste  të  dëgjoja bisedën,   dhe të  kuptoja sesa janë  kriminalisht të lidhur  mes vete  banda  e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it!

Për të  gjitha  këto,  pas dorëzimit të mbrojtjes, do  publikohen  më  në  detaje!

Nga këta “monitorues  gjykimi”  shohë  tashmë  qartazi se janë  vegla  në  shërbim  të  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, për të  mbulu  veprimet joligjore të tyre, nën  arsyetimin  e  raporteve   të  Zyrës  për të Drejtat e  Njeriut në  EULEX, raportit   të Fondit  për të Drejtën  Humanitare  në Kosovë dhe  raporteve  të  OSBE-së! Organizatat  dhe  sidomos  institucionet  tjera që besoj   të  jenë  më të pavarura nga  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, që me  kohë,  janë   bë jokompetente( p.sh: Avokati i Popullit, etj)!

Më: 21.06.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it,me porosi të  Serbisë, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Share: