Home KRYESORE Habit Gruevski, ndryshon qëndrim ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Habit Gruevski, ndryshon qëndrim ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Kreu i VMRO-DPMNE-së, në përvjetorin e 27-të të kësaj partie, zbuti tonet e tij me shqiptarët në Maqedoni, pasi i kishte akuzuar ata se kërkonin demaqedonizimin e vendit dhe nxiti edhe disa protesta me nota anti-shqiptare në vend.

“VMRO-DPMNE duhet të ndryshojë qasjen e saj në të ardhmen. T’i përmirësojë marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare në drejtim të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta, por edhe të formojmë dhe zbatojë politika autentike ndaj bashkësive më të vogla etnike, përfshi edhe shqiptarët para të cilëve duhet patjetër t’i shpalosim bindjet tona për bashkëjetesë.” – deklaroi kryetar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, te pakten sic raporton Alsat

Share: