Analisti dhe drejtuesi i emisionit ‘Arena’, Dritan Hila ka sulmuar Edi Ramën në lidhje me lidhjet e tij me turqit dhe për intevistën tek Top Channel.
“Besoj se tani kuptohet pse na pushtuan turqit, madje shumicën e herëve pa shpatë. Se ne nuk kishim vetëm Skënderbe, por edhe ca të tjerë që për të ruajtur karrigen e vet shiten bythën tek turku.
Dhe këtyre ju shkonin mbrapa ca shqiptarë të tjerë që i mbushnin mendjen vetes së ishin shumë të zgjuar dhe duke pirë raki e bërë politikë të madhe, mendoni se ata bashkë me komandantin e tyre po ja hidhnin turkut.
Në fakt vetëm po shisnin fe, Krisht dhe atdhe bashkë me bythën dhe të ardhmen që turku t’iu jepte fermanin që të qeverisnin. 500 vjet s’kemi ndryshuar fare”,- shkruan Dritan Hila llogarinë e tij në Facebook.