Home KRYESORE “Ike me fustan në Greqi”, ja përgjigja e Ruçit per Ilir Meten

“Ike me fustan në Greqi”, ja përgjigja e Ruçit per Ilir Meten

Gramoz Ruçi deklaroi se ka disa forca politike që zgjedhjet e 25 qershorit kërkojnë t’i bëjnë pis. Ne fakt, ky konstatim i Ruçit erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të djeshme të Ilir Metës.

Për Ruçin, Meta shkoi në Fier për të bërë pis zgjedhjet. Po ashtu, Ruçi i kujtoi Metës faktin se në PS hyri në moshën 22-vjeçare dhe ishte kjo forcë që e bëri deputet. “Pa librezë pune PS e mori Ilir Metën 22 vjeç, e bëri deputet.” – u shpreh ai.

Një ditë më parë, presidenti i zgjedhur sulmoi Gramoz Ruçin duke thënë: “E njoh mirë unë Gramoz Ruçin, iku në Greqi me fustan”.

Share: