Home KRYESORE Italianit që ra dëshmor në Koshare, i ngrihet përmendore në Pejë

Italianit që ra dëshmor në Koshare, i ngrihet përmendore në Pejë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bashkë me Shoqatën e Invalidëve dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, shënoi sot 18 vjetorin e çlirimit të Pejës.

Në ora 11:00 u bën homazhe dhe u vendosën kurora lulesh tek busti i Shkelzen Haradinaj dhe lapidari i Dëshmorëve të Kombit në qendër të qytetit, ndërsa në ora 11:30 u zbulua pllaka e dëshmorit Francesko Bider, në parkun që mban emrin e tij. Francesko ishte shtetas italian që dha jetën në Koshare, në luftë për çlirimin e vendit.

Mirënjohje me motivacion: Lajmëtar i lirisë, u nda për Haki Morinen dhe Gazmend Agushollin.

Dekoratat me Urdhërin Adrian Krasniqi, me motivacion “Luftëtar i dalluar” u ndanë për: Avni Elezaj (post mortum), Shaban Lajqi Mixha (post mortum), Mahir Lajqi Rugova (post mortum), Adem Beka, Adem Islamaj, Arben Lulaj, Besnik Shala, Ilir Gashi, Mergim Shala, Sabit Kastrati, Nezir Isufi dhe Sami Krasniqi. Dekoratat, me rekomandim të OVL të UÇK-së Pejë, u miratuan nga Komandanti i ZO të Dukagjinit Ramush Haradinaj.

Dhe në fund, u nda për herë të dytë, Dekorata me Urdhërin Bekim Berisha ABEJA, me motivacion “Nderi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kësaj radhe për ish nënkryetarin e SHIL UÇK në Pejë, Ukë Krasniqi. E njëjta dekoratë, iu nda për herë të parë invalidit të Luftës Shpëtim Agusholli, me 28 prill, në përvjetorin e plagosjes së tij.

Share: