Duket se sherri për një femër në Alba Adriatica në Itali i ka marrë jetën një 22-vjeçari rom. raportohet se një shqiptar 27 vjeçar e ka goditur me thikë në zemër dhe e ka lënë të vdekur në vend.
Siç raportojnë mediat lokale italiane, konflikti ka ndodhur mes një grupi shqiptarësh dhe një grupi tjetër ku bënte pjesë viktima, atij rom. Djaloshi që gjeti vdekjen është identifikuar me emrin Manuel Spinelli 22-vjeç (ne foto), ndërsa shqiptari i cili e ka vrarë Farim Koldashi me dosje të hapur për trafik droge.
Shqiptari mësohet të ketë mbetur i plagosur nga kjo përleshje dhe po ruhet nga policia italiane për të parandaluar ndonjë hakmarrje ndaj tij.
“Emmelle.it” raporton se shqiptarët kanë zbritur nga makina me të cilën ishin duke lëvizur dhe janë drejtuar drejt grupit. Aty ka lindur konflikti. Konflikt, që raportohet të ketë ndodhur për shkak se viktima ishte i martuar me ish të dashurën e shqiptarit.
Mes viktimës dhe autorit, sipas hetimeve paraprake, ka pasur konflikte të vazhdueshme raporton lapsi.al