Përmes një statusi në facebook Berisha ka folur për humbjen e PD-së në zgjedhje dhe për ndarjen e përgjegjësive. Berisha shkruan se këto zgjedhje provuan se Edi Rama është armik i votës, por përgjegjësitë e humbjes bien mbi PD. Ai u shpreh se përgjegjësitë për rezultatin duhet t’i gjejmë tek vetja.
“Te gjitha keto provuan dhe nje here se Edi Rama eshte armik i eger votes se shqiptareve. Por pavaresisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave te Norieges, arsyet dhe pergjegjesite per kete humbje te thelle te PD-se, si per rezultatin ashtu dhe sfondin e saj ne perputhje me praktikat me te mira te demokracive perendimore, duhet ti kerkojme dhe gjejme detyrimisht edhe tek vetja jone. Perndryshe na pret nje e ardhme e pasigurte!” – shkruan