Home KRYESORE Ka ngel pa u dekoruar si “mjeshtri madh dhe nderi kombit” vetëm...

Ka ngel pa u dekoruar si “mjeshtri madh dhe nderi kombit” vetëm Lymi Tutit

Nga Gavrosh Levonja

Inflacionimi dekorimeve në këto 27 vjet, por vecanërisht nga presidenti Bujar Nishani ka zhvlefsuar vlefshmërinë e vlerave duke ngritur në kult kulturën e antivlerave, vulgaritetin dhe “aristët” e FB si anonimat I artit të “vatrave të kulturës” , apo festivaleve e spartakiadave të ndërmarrjeve.

Eshtë një trajtë minore e manisë për të treguar se janë dikushi, mani që ka kapluar shumicën e shqiptarëve pas lirimit nga vargojtë e diktaturës. Që me fillimin e viteve 90 filluan të mbijnë si këpurdhat pas shiu poetë e shkrimtarë, piktorë e skulptorë etj. Më e theksuar ishte kjo tek individë të këtij lloji të cilët gjetën mundësinë për të ikur nga Shqipëria duke zhvilluar ‘talentin” e tyre në emigracion. Që prej atyre viteve në mediat e Shqipërisë mund të lexosh intervista e portrete artistësh talenti i të cilëve shpërtheu në emigracion ndonëse në moshë të shtyrë paçka se disa edhe pse paguheshin nga shteti në kohën e komunizmit jo vetëm nuk bënë prokopi në zanatin e tyre, por nuk dhanë asnjë shenjë lidhur me aftësitë e tyre. Por ishte facebook-u dhe mediat e tjera sociale ato që do ta nxisnin shumë herë më tepër këtë dëshirë të shqiptarëve për tu treguar të tjerëve se janë dikushi. Pothuajse çdo ditë mund të gjesh të postuar “krijime artistike”, sidomos letrare, të gjitha këto të shoqëruara në komente me urimet e përgëzimet e miqve të ndryshëm. Tashmë nuk të krijon habi dhe fakti që krijues të kësaj kategorie lajmërojnë se kanë botuar e vazhdojnë të botojnë libra.

Edhe plagjiatin me vergjet e famshme të poetit të madh hungarez e shikoj si një përpjekje për të treguar se plagjiatori është “dikushi” ndoshta dhe si një hap të parë për t’u paraqitur më pas si poet a filozof dhe nuk është për t’u habitur që jo shumë vonë mund të vlerësohet ga presidenti i radhës si “mjeshtër i madh”, i mesëm a i vogël, pse jo dhe “nderi i kombit” dekoratë e cila ka mbetur pa i u dhënë vetëm Lymit të Tutit…

Share: