Home KRYESORE Kolumbia nis zëvendësimin e kokainës me drithëra

Kolumbia nis zëvendësimin e kokainës me drithëra

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, mori pjesë personalisht në shkatërrimin e një are të mbjellë me bimë të kokainës dhe zëvendësimin e tyre me drithëra të ligjshme.

Ceremonia ishte pjesë e një fushatë të qeverisë që synon të ndihmojë fermerët të heqin dorë nga kultivimi i bimës së kokës. Kjo është pjesë e marrëveshjes me rebelët marksistë të FARC, të cilët si pjesë e paqes kanë rënë dakord që të heqin dorë nga trafikimi i këtij narkotiku. Santos tha se zëvendësimi i bimës së kokës me drithëra është një mundësi unike për fermerët, si pjesë e paktit për paqen.

“Ne dështuam në përpjekjet për të eleminuar me forcë bimën e kokës. Prandaj, kjo është një mundësi unike, pasi për herë të parë fermerët po e eleminojë atë vullnetarisht. Zëvendësimi i bimës së kokës me drithëra të ligjshme është një zgjidhje e përhershme e problemit”, deklaroi Santos.

Sipas OKB-së, në Kolumbi janë mbjellë më shumë se 96 000 hektarë me bimën e kokës. Autoritetet vitin e shkuar shkatërruan më shumë se 17 hektarë dhe sekuestruan rreth 378 ton kokainë. Por, autoritetet paraklajmërojnë se eliminimi i plotë i kokainës do të jetë i vështirë, pasi ka shumë grupe kriminale apo grupe të tjera rebele që nuk janë pjesë e paktit të paqes që do të përpiqen të zënë vendin e lënë bosh nga FARC. /360grade.al

Share: