Dita e sotme është karakterizuar nga sulme të ndërsjellta mes LSI-së dhe Tahirit, ku ky i fundit është akuzuar nga LSI se ka dorë në blerjen e votave me anë të ish-policëve që u bëjnë presion njerëzve.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Tahirit, i cili është shprehur se është Meta dhe LSI ata që blejnë vota dhe ka kujtuar luften e gjate mes tij dhe Ilir Metes..
Por, kunder Tahiri ka reaguar edhe deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka dhënë një mesazh për Tahirin.
Përmes një statusi në Facebook, Krymadhi shkruan “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër” Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor”.