Home KRYESORE Kryetari i KQZ: Partitë shkelin ligjin

Kryetari i KQZ: Partitë shkelin ligjin

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ndodhet para vështirësive për menaxhimin e procesit, kjo për shkak të sjelljes kundër ligjit të partive politike.

Në një intevistë për Ora News, kryetari i KQZ-së Klement Zguri, thotë se partitë politike në një pjesë të mirë të KZAZ-ve, nuk dorëzojne propozimet për komisioner…

Klement Zguri: “Partitë politike shpërdorojnë të drejtën e tyre që kanë në një proces zgjedhor. Flas për komisionet e niveleve të dyta, komisionet e niveleve të treta dhe grupet e numërimit. Akoma dhe tani që flasim ka komisione zonale që nuk kanë bërë të mundur vendimmarrjen për të ndërtuar KQV-te. Është një abuzim flagrant me ligjin i partive politike, duke na vënë ne në një vështirësi të madhe në detyrimet tona që kemi për të trajnuar këto komisionerë.

Përsa i përket përgatitjeve administrative Zguri thotë se Komisioni Qëndor i Zgjedhjve, ka marrë çdo masë dhe është gjithçka është gati për 25 qershorin.

Klement Zguri: “Kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të bërë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Në të gjitha KZAZ kemi bërë dorëzimin e bazës materiale, kam parasysh listën e zgjedhësve, vulat për të bërë të mundur një zhvillim normal të procesit zgjedhor.”

Nje sfidë për Komisionin Qëndorë të Zgjedhjve, për këtë proces zgjedhor ka qene monitorimi i financimeve të partive poltike, kjo pas ndryshimeve në ligji si shkak i marrëveshjes Rama-Basha.

“Duhet të falenderoj BE, USAID, OSBE/ ODIHR për të gjithë ndihmën dhe udhëzimet që KQZ duhej të merrte për ti paraprirë këtij procesi. Është hap pozitiv”

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë do të ngrihen 5362 QV, të cilat përbëhen nga 7 komisionerë për secilën. Të dielën e 25 qershorit, do të angazhohen rreth 46.000 komisionerë, duke llogaritur këtu edhe ata në Komsionet Zoanale të admisnitrimit te zgjedhjve por dhe grupeve të numërimit të votave.

Share: