Home KRYESORE Kujtesë! Nga Syrja Kurti

Kujtesë! Nga Syrja Kurti

Në fakt kisha vendosur të mos postoja asgjë që të kishte lidhje me zgjedhjet dhe politikën e t’ia lija gjithë dynjasë fushën e hapur por ja që këta nuk të lënë dhe të detyrojnë të futesh me zor në lojë.

Ka ditë qe përveç analistëve tanë të vyer shoh dhe disa analistë nga përtej kufirit, që pasi e ndritën dhe i rregulluan të gjitha punët në Kosovë, janë bashkuar me lukuninë dhe japin mend e dërdëllisin ku të mundin dhe si të mundin.Madje edhe sot që është dita e zgjedhjeve vazhdojnë ta bëjnë.Dhe mua nuk e di pse m’u kujtua një histori e vjetër nga vendi im i origjinës së hershme…

Në kohën e mbretërisë në Berat u emërua një prefekt fare i paaftë për të drejtuar një prefekturë si Berati me shtrirje të madhe gjeografike e gjithashtu edhe me problematika të mëdha.Kuptohet që zotëria në fjalë, nuk bëri asgjë për të zgjidhur punët e shumta që qëndronin pezull,madje i ngatërroi ato më keq.Me një fjalë i djallosi fare.

Pastaj në një ditë të bukur të mbretërisë zotëria u mërzit në atë prefekturë dhe mendoi të jepte kontributin e vet të paçmuar në një tjetër vend.Kërkoi të shkonte në Korçë sepse sipas tij nje qytet me kulturëi si Korça i duhej një njeri si ai .Dhe duke përfituar nga lidhjet e afërta me familjen mbretërore, e sidomos nga afrimiteti me Nënën Mbretëreshë, dëshira iu plotësua.

Populli i Beratit kur mësoi lajmin e largimit të tij e priti në mënyra të ndryshme dhe secili reagoi sipas qejfit dhe dëshirës së tij.Ndërsa nje bejtexhi i qytetit i thuri disa vargje që pëlqeheshin shumë në atë kohë dhe të cilat unë dua t’i risjell edhe njëherë në ditët tona ashtu siç edhe janë thënë, pa e ndryshuar dialektin beratas e duke iu kerkuar ndjesë për ndonjë fjalë që nuk duhej thënë.

Korçën kërkove
Korçën të dhanë
dhite dhe Korçën
siç dhjeve Beranë.

Mendova të risjell këto vargje meqë nuk kam mundësi për kova me ujë të ftohtë në këtë vapë të madhe për të gjithë gazetarët, analistët, të ricikluarit, të vyerit dhe të paçmuarit e të gjithë llojeve, këtej dhe andej kufirit të shtetit amë….

Share: