Home KRYESORE Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme. Pse? mësojeni!

Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme. Pse? mësojeni!

Parlamenti pritet të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme për të bërë zëvendësuar deputeten demokrate Jorida Tabaku, si anëtare e komisionit Ad Hoc për Vettingun.

Shkak për zëvendësimin e deputetes së PD-së është fakti se ajo ka lindur ditën e djeshme dy vajzat e saj binjake, dhe e ka të pamundur të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit Ad-Hoc.

Kjo është hera e parë në 27 vite të Parlamentit shqiptar që zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme për këtë shkak.

Vendimi u mor në mbledhjen e komisionit Ad Hoc, ku pritej të zgjidheshin kandidatët për njërin ndër komisionet e vettingut.

“Nesër në një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit do të mbledhim firmat për zëvendësimin e Tabakut. Parlamenti të zëvendësojë Jorida Tabakun”, tha Majko gjatë mbledhjes.

Ditën e djeshme po i njëjti komision Ad Hoc zgjodhi 7 anëtarët e komisionit të apelimit, edhe ky një organ i rëndësishëm i Vettingut.

Share: