Home KRYESORE Lefter Koka/ Me sa duket Rama s’ka qenë asnjë çast “timonieri” i...

Lefter Koka/ Me sa duket Rama s’ka qenë asnjë çast “timonieri” i tij

“Nga portalet e “Timonierit” u njoha sot me “protesten” e banoreve te Borshit, per pseudomarrëveshjen e Ministrise se Mjedisit dhe Bashkise Delvine per t’iu “rrëmbyer” banoreve malin, pyllin & kulloten!”. Kështu e nis ministri i mjedisit Lefter Koka, përfaqësues i LSI, një reagim ndaj një lajmi të botuara në disa portale pranë kryeministrit për protestën e disa banorëve të Borshit. Sipas lajmit në fjalë banorët e Borshit akuzohen se kullotat i kanë kaluar nga ministri i LSI-së,  bashkisë Delvinë në krye të së cilës është Rikels Balili një tjetër i zgjedhur i LSI-së.

Koka thotë në reagimin e tij se si Ministër Mjedisi propozoi transferimin 100% te pyjeve te pushteti vendor, me qëllimin e vetëm per t’i sjelle ato sa me pranë përdoruesit tradicional dhe fuqizuar ekonomikisht Bashkite e popullatën me kete aset te vyer ekonomik.

“Timonieri” (kuptohet që ka fjalën për Ramën) habitej se si UNE kisha ne vizionin tim Decentralizimin, se si UNE kërkoja te transferoja e t’i hiqja vetes pushtet, pasi qasja e Kryeministrit është Centralizimi i plote i pushteteve”– shkruan ministri i mjedisit.

“Në asnjë rast UNE, Forca Politike LSI, kolege te mi Ministra te kësaj force politike qe ne përfaqësojmë, nuk mund asesi te bënim ne 4 vite qeverisje, aleance kundra qytetareve; ate cka “Timonieri” beri per plot 4 vite me rradhe , duke u perpjekur te verboje qytetaret me shkelqimin e rreme te fasades e propagandes. Shqiptaret do te ndeshkojne me vote ne 25 Qershor arrogancen, makuterine, hajduterine dhe mashtrimin” – shkruan Lefter Koka që në fund i rikujton Ramës vitin 2009.

“Në fund, dua te te rikujtoj serish vitin 2009, siç bera disa dite me pare, ndaj te ftoj te reflektosh , pasi këtë here ndryshe nga atëherë, nuk do te ta bej favorin të ta them c’të pret.#LSIForcëeParë”– e mbyll komentin e tij Lefter Koka. Në 2009-ën Partia Socialiste hyri e vetme në zgjedhje dhe humbi pasi dy vjet më parë prishi aleancën me LSI-në menjëherë pas fitores së zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Nuk dihet çfarë i ka thënë Koka, Ramës në atë kohë, por mesazhi është i qartë./lapsi.al/

Share: