Home KRYESORE LSI rrezikon mandatin e vetëm në Gjirokastër

LSI rrezikon mandatin e vetëm në Gjirokastër

Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun Gjirokastër. Nga të dhënat e fundit mësohet se kandidatit të LSI-së, Vangjel Tavo, i duhen edhe 400 vota për të marrë mandatin e tij si deputet, ndërsa objektivi për mandatin e dytë është i pamundur. Deri më tani kur janë numëruar 182 nga 235 kuti votimi, LSI në rang qarku ka marrë 9625 vota, ose 23%. PS kryeson me mbi 11 mijë vota. PD e treta 8964 vota./lapsi.al

Share: